Panorama Sport (Albania)

Cork: Nejmar vërtetoi se është një aktor

-

Mikael Cork nuk e ka kapërdirë mirë eliminimin e skuadrës verdhezi nga Champions-i. Gjermani, që është edhe menaxheri i klubit, u shpreh pas humbjes me Parisin se ishte i zhgënjyer nga skuadra dhe aktrimet e bëra në fushë nga braziliani Nejmar Xhunior. "Ne e dinim që Nejmar është një aktor i mirë, sot (të mërkurën) ai vërtetoi edhe një herë se di ta bëjë mirë këtë gjë", tha Cork i irrituar. Më pas ai foli edhe për humbjen, sipas të cilit skuadra bëri shumë pak për ta shmangur: "Sigurisht që e kishim menduar ndryshe rezultatin e ndeshjes, vinim pas një avantazhi 2-1 në takimin e parë dhe ajo që na duhej ishte vetëm një gol. Por skuadra nuk arriti të zhbllokohe­j dhe për këtë më vjen keq".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania