Panorama Sport (Albania)

Simeone i përgjigjet kritikës së Klopit: Ne luajmë për të fituar

-

"Mënyra se si luajnë, nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj se si kanë disa prej lojtarëve më të mirë në botë dhe luajnë në atë mënyrë. Urime Atletikos, por unë jam një humbës nën mesataren. Dhe nëse do të thosha gjithçka kam në mendje, do të dilja si humbësi më i keq në botë". Fjalët e Jyrgen Klopit që shigjetoi Atletikon e Madridit për stilin ultrambroj­tës të lojës së spanjollëv­e pas humbjes së Liverpulit të tij në "Anfield" të mërkurën, morën këtë përgjigje nga trajneri i madrilenëv­e, Diego Simeone, i cili reagoi me diplomaci dhe refuzoi ta kritikonte gjermanin: "Unë e respektoj identiteti­n e tij dhe cilësinë e futbollist­ëve që kanë. Ata përpiqen që të shfrytëzoj­në dobësitë e kundërshta­rit. Këtë bëjmë edhe ne dhe përpiqemi që të fitojmë". Eliminimi i kampionëve të Europës nga 1/8-at e Champions-it regjistroi edhe dështimin e parë të "Reds"-ave në ndeshjet me eliminim direkt në Champions nën drejtimin e ish-teknikut të Borusias së Dortmundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania