Diego Kosta "kollitet" në zonën miks, anglezët e masakrojnë
Diego Kosta ka bërë një shaka pa krikë pas fitores kundër Liverpulit në "Anfield", e cila është pritur me kritika nga gazetarët në zonën miks. Sulmuesi i Atletikos së Madridit, i cili pritej nga gazetarët spanjollë për të dhënë mendimin e tij për ndeshjen e 1/8-ave të Champions-it, i ka injoruar ata, duke mos u ndalur për të folur dhe ka bërë edhe gjestin e kollitjes dhe imituar simptomat e Koronavirusit, i cili ka marrë jetët e mijëra vetëve në botë dhe vazhdon të shtojë numrin e të infektuarave dhe viktimave edhe në Europë. 31-vjeçari është kritikuar nga gazetari i "Daily Mail", Dominik King, i cili reagoi përmes rrjeteve sociale: "Vetëm humor nuk ka këtu. Diego Kosta ecën në zonën miks, injoron të gjitha kërkesat e medias spanjolle për intervista dhe kollitet në mënyrë teatrale, duke e përsëritur derisa përshkon zonën. Ai ishte i vetmi që qeshi me gjestin e tij". "Nuk kishte asgjë për të qeshur", komentoi reporteri i "PA Media".