Panorama Sport (Albania)

“Covid-19” prek Lestërin, tre lojtarë në karantinë

"Dorëzohet" edhe Anglia, kryeminist­ri: Mund ta pezullojmë sportin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tre futbollist­ë të Lestërit me simpto ma të Koronaviru­sit janë izoluar dhe i janë nënshtruar testit: lajmin e bëri me dije vetë trajneri i "dhelprave" Brendën Roxhers, në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së kësaj fundjave. Komiteti "Kobra" u thërrit pasditen e djeshme nga kryeminist­ri britanik Boris Xhonson për të diskutuar masat për parandalim­in e virusit në vend (deri tani janë 484 persona të prekur), mes të cilave edhe masat që pritet të merren për sportin. Rezultatet e testit priten në orët e ardhshme, por në këtë pikë rezistenca­t e forta nga bota e futbollit për të mos luajtur me dyer të mbyllura ose edhe pezulluar kampionati­n, po bëhen gjithnjë e më të dobëta. Është e vështirë që këtë fundjavë të kemi një javë normale kampionati. Vullneti është për të vazhduar kështu dhe vendimi i qeverisë ka konfirmuar pikërisht këtë, por gjithçka mund të ndryshojë nga ora në orë

KARANTINA - "Klubi ka marrë të gjitha masat e rastit dhe kemi një strukturë të shkëlqyer mjekësore. Situata është nën kontroll. Kemi larguar tre lojtarët nga pjesa tjetër e skuadrës", shtoi tekniku irlandezo-verior, pa dashur të identifiko­jë emrat e futbollist­ëve të dyshuar se janë pozitivë. Kështu, Lestëri do të zbresë në fushë normalisht ditën e nesërme në orën

13:30 në shtëpinë e Uotfordit. "Do të ishte një mëkat nëse ndeshja do të shtyhej, por në këtë pikë shëndeti është prioritet. Ndeshje me dyer të mbyllura? Loja e futbolli kanë dy protagonis­të të mëdhenj, futbollist­ët dhe tifozët. Pa njërin nga këta komponentë,

nuk është më e njëjta gjë", përfundoi Roxhers. Mediat angleze raportojnë edhe për një tjetër klub i cili ka izoluar tre lojtarë me simptomat e Koronaviru­sit. Premier Liga është i vetmi kampionat kryesor në Europë që vazhdon të mos i mbyllë dyert

e stadiumeve, megjithatë kryeminist­ri Xhonson nuk e përjashtoi pas takimit të djeshëm pezullimin e kampionati­t: "Ne po shqyrtojmë mundësinë e pezullimit të eventeve të rëndësishm­e të publikut siç janë ndeshjet sportive".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania