Panorama Sport (Albania)

Drejt anulimit miqësoret me Italinë dhe Danimarkën

-

Miqësoret e Anglisë kundër Italisë dhe Danimarkës në "Wembley" më 27 dhe 31 mars pritet të anulohen. FA njoftoi se sfidat e fundmuajit nuk rrezikohes­hin të mërkurën dhe do të vijonin normalisht, por emergjenca e Koronaviru­sit e përmbys situatën orë pas ore dhe "Sky Sports" raportonte ditën e enjte se ato pritet të mos zhvillohen. Lajmi vjen pasi edhe federata daneze e ka pezulluar të gjithë aktiviteti­n sportiv në vend deri më 29 mars, dy ditë përpara se të luhej testi i kombëtares së tyre në Londër. "Miqësorja kundër Ishujve Faroe në Herning më 27 mars dhe kundër Anglisë në 'Wembley' pritet të anulohen dhe për këtë jemi konsultuar me UEFA-n. Shëndeti është më i rëndësishë­m se gjithçka dhe ne kemi marrë masat e nevojshme", thuhej në deklaratën e Federatës Daneze. Ndërkohë që edhe miqësorja Angli-Itali pritet të shkojë drejt të njëjtit fat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania