Panorama Sport (Albania)

Çelsi dezinfekto­n qendrën stërvitore, Aston Vila në panik

-

Shqetësime të mëdha në shtëpinë e Aston Vilës, kundërshta­rit të fundit që u ndesh me Lestërin në përballjen e Premier Ligës të hënën e shkuar. Uotfordi, skuadra e ardhshme që do të luajë kundër "dhelprave", është duke pritur lajme pas izolimit të tre lojtarëve të Lestërit me simptomat e Koronaviru­sit. Ndërkohë që "Covid-19" prek edhe klubin e Çelsit. Ditën e djeshme, blutë e Londrës mbyllën qendrën e tyre sportive, e cila iu nënshtrua dezinfekti­mit, provokuar pas një alarmi që lëshoi gjendja shëndetëso­re e një prej pjesëtarëv­e të stafit, i cili kishte shenjat e Koronaviru­sit. Skuadra e Frenk Lampardit luan këtë të shtunë kundër Aston Vilës në "Villa Park".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania