Obamejang: Jam i lumtur tek Arsenali

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Pierr-Emerik Obamejang ngroh tifozët e Arsenalit duke thënë se ndihet i lumtur në klub pavarësish­t spekulimev­e për të ardhmen e tij. Kapiteni i "Topçinjve" është në bisedime me klubin për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2021. Sulmuesi, i cili ka shënuar 20 gola në 32 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha kompeticio­net dhe kërkon 300 mijë paund në javë për të rinovuar, tha për sajtin e klubit: "Do të thotë shumë për mua të luaj këtu. Kur isha më i ri shikoja Arsenalin, sepse ata kishin gjithnjë lojtarë të shkëlqyer dhe fitonin trofe. Mendoj se është një kënaqësi që jam këtu. Jam shumë i lumtur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.