Panorama Sport (Albania)

Kurzava thyen rregullat, hyn mes tifozëve

-

PSG përmbysi humbjen 2-1 të ndeshjes së parë, duke mundur Borusian e Dortmundit 2-0 në Paris. Francezët u kualifikua­n në çerekfinal­et e Champions-it, fazë që nuk e arrinin prej sezonit 2015-2016. Një rezultat i madh, të cilin Lajvin Kurzava e festoi në mënyrë të gabuar, duke u përqafuar me tifozët e mbledhur jashtë "Parc des Princes". Mbrojtësi, i cili luajti në 10 minutat e fundit të ndeshjes, doli nga rrethimi i stadiumit për të përqafuar tifozët e tij. Ndeshja u luajt me dyer të mbyllura si masë paraprake kundër përhapjes së "Covid-19", por qindra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit për të mbështetur idhujt e tyre nga pranë. Dhe Kurzava u shfaq pas ndeshjes në daljen e "Parc des Princes" (pa e hequr ende fanellën e ndeshjes) dhe iu bashkua masës së tifozëve, mes përqafimev­e, puthjeve dhe natyrisht fotove të pashmangsh­me, duke thyer normat e sigurisë anti-Koronaviru­s, që këmbënguli­n me forcë se gjithkush duhet të shmangë takimet dhe përqafimet për të mos përhapur epideminë. Pas disa minutash Kurzava u rikthye në dhomat e zhveshjes, i shoqëruar nga koret e tifozërisë parisiene.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania