Junajtid vendos t'i rimbursojë 700 tifozët

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Mançester Junajtid ka vendosur që t'i rimbursojë të 700 tifozët që udhëtuan drejt Linzit për të mbështetur skuadrën e tyre në Austri, por ndeshja kundër LASK-ut u luajt me dyer të mbyllura për shkak të frikës nga Koronaviru­si. Klubi vendosi t'i dëmshpërbl­ejë secilin prej tyre me 350 paund, shifër që mbulon kostot e udhëtimit të tyre dhe të akomodimit në hotel. 245 mijë paund u ka kushtuar fatura në total "Djajve", të cilët e bënë këtë gjest në shenjë falënderim­i për mbështetje­n e tyre edhe në këto ditë të vështira për futbollin. Nuk dihet ende nëse ndeshja e kthimit në "Old Trafford" do të luhet sipas axhendës së planifikua­r të UEFA-s, ndërsa të martën do të vendoset.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.