"Pep më ngriti nervat, por unë e teprova"

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Bruno Fernandesh tregon se ai bëri gjestin me gishtin përpara hundës ndaj trajnerit të Sitit, Pep Guardiola, gjatë derbit të së dielës në "Old Trafford", sepse katalanasi tregoi mungesë respekti ndaj tij, duke i hedhur topin. "Disa njerëz mendojnë se si e bëra unë një gjest të tillë ndaj njeriut që ka fituar gjithçka në futboll. Por unë mendoj se ka të bëjë me respektin. Megjithatë, unë e pranoj se e teprova dhe një gjest të tillë nuk do ta përsërisja më. Kam respekt për Pepin. Por në atë moment, fjalët që më tha në fushë më bënë pak nervoz. Jam pak nevrik, kështu jam unë dhe më duhet të kontrolloh­em", deklaroi gjatë një interviste për "Sky Sports" mesfushori portugez.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.