Panorama Sport (Albania)

Ole Gunar Solskjaer: Luajtëm futboll shumë cilësor

-

"Të gjithë golat ishin të një kualiteti shumë të lartë. Ighalo po na ndihmon shumë në këtë moment. Ata patën vetëm një rast në pjesën e parë, që u bllokua në mënyrë të shkëlqyer nga Erik Beili. Katërshja e mbrojtjes dhe portieri Serxho Romero luajtën shumë mirë gjithashtu. Djemtë ishin shumë të përqendrua­r dhe shpirti i skuadrës mund të vihej re shumë kollaj", komentoi pas fitores trajneri Ole Gunar Solskjaer. "Ishte një paraqitje profesiona­le dhe jo vetëm e tillë, por edhe efikase. Luajtëm futboll cilësor. Morëm gjithçka u kërkuam futbollist­ëve dhe prandaj jam shumë i kënaqur", shtoi tekniku norvegjez i Junajtidit pas triumfit në Linz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania