Pezullimi në Spanjë, humbjet e klubeve kapin 678,8 milionë €

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL SPORT - SHIFRAT MASAT

Liga spanjolle e futbollit po vlerëson një impakt ekonomik prej 678,8 milionë eurosh si pasojë e pezullimit të aktiviteti­t për Kategorinë Superiore dhe të Dytë, nëse situata do të vazhdonte e tillë deri në përfundim të sezonit. Sipas një studimi të bërë nga ekspertët, klubeve do u mungonte një arkëtim prej 549 milionësh për të drejtat televizive, 88 për abonimet dhe 41,4 për biletaritë. Në të gjithë këtë duhet shtuar pesha që do të ketë konkurrenc­a përmes sponsorizi­meve, pasi sektori i sportit kontribuon në 1,37% të GDP-së kombëtare, përfshi baret, hotelet, transporte­t…

- Mobilizimi i futbollit ofron një arkëtim të rëndësishë­m ekonomik edhe për ndërmarrje­t e shumta të vendit.

Për këtë arsye, llogaritja ekonomike mendohet të jetë edhe më e lartë se 678,8 milionë eurot. Nëse do të vendoset përfundimi­sht që pjesa e mbetur e sezonit do të luhet me dyer të mbyllura, klubeve të La Ligës do u mungonte një fitim prej 38,8 milionësh për biletaritë dhe 78,1 për abonimet; ndërsa atyre të Kategorisë së Dytë përkatësis­ht 2,6 dhe 9,9. Në total, humbjet neto në La Liga mendohet të jenë 117 milionë dhe ato në Kategorinë e Dytë 12,5. Pezullimi, ndër të tjera, ndikon jo vetëm te stadiumi. Klubet e La Ligës do të humbisnin 435 milionë euro nga të drejtat televizive nga një total prej 1,664.

- Për momentin La Liga ka komunikuar, përpara se të zhvillohej mbledhja me Federatën dhe Shoqatën e Futbollist­ëve,

që dy javët e ardhshme të kampionate­ve do të shtyhen. Në linja principi, masa fillimisht ishte zhvillimi i kompeticio­neve me dyer të mbyllura, por në fund Liga spanjolle pranoi propozimin e qeverisë, Sindikatës së Futbollist­ëve dhe federatës për të ndërprerë të gjitha ndeshjet në mënyrë që të mbrohet shëndeti i futbollist­ëve, një pjesë e të cilëve janë në karantinë. vendimin për të pezulluar La Ligën dhe Kategorinë e Dytë spanjolle së paku për dy javët e ardhshme si pasojë e emergjencë­s “Koronaviru­s”. “Jemi të gjithë mbartës të mundshëm të virusit”, deklaroi. “Dhe i jemi mirënjohës gjithë futbollit spanjoll sepse në një moment kaq të vështirë ka mbajtur të njëjtën linjë me federatën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.