Rubiales: Po vlerësohet pezullimi, më 25 mars merret një vendim

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL SPORT -

Ditën e djeshme Luis Rubials, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku komentoi vendimin për të pezulluar La Ligën dhe Kategorinë e Dytë spanjolle së paku për dy javët e ardhshme si pasojë e emergjencë­s “Koronaviru­s”. “Jemi të gjithë mbartës të mundshëm të virusit”, deklaroi. “Dhe i jemi mirënjohës gjithë futbollit spanjoll sepse në një moment kaq të vështirë ka mbajtur të njëjtën linjë me federatën. Është diçka pozitive të jepet një imazh pozitiv në një situatë kaq delikate”. Rubiales më pas konfirmoi se UEFA po vlerëson seriozisht mundësinë për të pezulluar kompeticio­net e saj: “Nuk është vendim që mund ta marrë vetëm një vend, ndaj po flasim me UEFA-n dhe federatat e tjera. Së shpejti mendoj se do të jepen udhëzimet e duhura edhe mbi ndeshjet e ardhshme kombëtare. Shpresojmë që ndeshjet e shtyra të rikuperohe­n. Më 25 mars do të rivlerësoj­më situatën dhe do të merret një vendim. Për më shumë, duam ta zhvillojmë finalen e Kupës së Spanjës me tifozë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.