“MLS” pezullon për 30 ditë kampionati­n

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL SPORT -

“Major League Soccer” ka pezulluar zyrtarisht të gjitha ndeshjet për një periudhë 30ditore për shkak të Koronaviru­sit. “Klubet tona ishin të bashkuara në vendimin për të pezulluar përkohësis­ht kampionati­n nisur edhe nga këshillat e marra nga agjencia publike e Kanadasë. Duam t’i kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim­in tifozëve tanë, por ky vendim është për të mirën e të gjithëve”, shkruhej në faqen zyrtare të “MLS”-së. Ky prononcim erdhi vetëm disa orë pasi numri 1 i shtetit amerikan, Donald Trump, kishte urdhëruar mbylljen e të gjitha fluturimev­e që vinin nga Europa, me përjashtim të Britanisë së Madhe. Kujtojmë se një ndeshje Kupe e planifikua­r të luhej në Austin të Teksasit u anulua pasi Liga vendosi për shtyrjen 30-ditore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.