Panorama Sport (Albania)

Barça-Napoli, dueli i radhës në rrezik

-

UEFA zyrtarizoi pezullimin e vetëm dy ndeshjeve, JuventusLi­on dhe Mançester Siti-Real Madrid. Ndërkohë dy takimet e tjera, Bajern-Çelsi dhe Barcelona-Napoli janë ende në pritje. Qeveria e futbollit Europian do të vendosë përfundimi­sht nëse do të luhet apo jo vetëm ditën e martë. Gjithsesi, në Napoli janë të shqetësuar për faktin se asnjë avion nuk mund të fluturojë nga Italia në 14 ditët e ardhshme, si pasojë e masave të marra nga shteti “axurr” për të parandalua­r përhapjen e Koronaviru­sit. Kujtojmë se Italia është vendi me më shumë raste të infektuari­sh (pas Kinës). Një mundësi është edhe udhëtimi me rrugë detare apo me autobus, por kjo duhet më parë të marrë miratimin e institucio­neve përkatëse në vend që janë të përgjegjsh­ëm për sigurinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania