Panorama Sport (Albania)

Virusi prek edhe Amerikën e Jugut, ndalet Argjentina

-

Argjentina ka vendosur pezullimin e të gjitha sporteve në territorin e saj deri në fund të muajit mars, në kuadër të masave të ndërmarra për të parandalua­r përhapjen e mëtejshme të Koronaviru­sit. Vendimi u mor nga Ministria e shëndetësi­së në Argjentinë, ndërkohë ai prek dhe ndeshjen Argjentinë-Ekuador, e vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”, e cila do të luhej në datën 26 mars. Koronaviru­si tashmë ka mbërritur pothuajse në të gjitha vendet e botës, duke shkaktuar panik të madh te qytetarët. Amerika Latine është ndër më pak të prekurat në botë me 140 raste të konfirmuar­a, ku 19 janë vetëm në Argjentinë. Gjithsesi, autoritete­t në vend nuk duan të rrezikojnë dhe për këtë arsye kanë vendosur për masën ekstreme, pezullimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania