Panorama Sport (Albania)

Më mirë në Kinë se në Spanjë, Vuhan rikthehet

-

Njëzet e shtatë nga 50 pjesëtarët e skuadrës së Vuhan janë rikthyer në shtëpi nga Spanja pas një muaji të detyruar në karantinë. Lajmin e ka raportuar e përditshmj­a iberike “Marca”. Pasi udhëtuan në qytetin andaluzian Sotogrande për të përgatitur fillimin e kampionati­t në Kinë (më pas i shtyrë në një datë ende të pacaktuar), askush nga ekipi nuk ishte i prekur përveç trajnerit të portierëve. Në momentin e zbarkimit në Andaluzi gjetën dyert e qendrave stërvitore të mbyllura për shkak të Koronaviru­sit. Tani virusi është përhapur edhe në Madrid, ndërsa në Azi situata po shkon drejt përmirësim­it. Për këtë arsye skuadra kineze do të rikthehet në atdhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania