Mekaniku i McLaren me Koronaviru­s, anulohet Çmimi i Madh i Australisë

Sezoni i ri pritet të startojë në garën e katërt

Panorama Sport (Albania) - - ZONA MIKS SPORT -

Ndonëse u tentua deri në fund për të mos e anuluar garën, Formula 1 vendosi që Çmimi i Madh i Australisë, në program për këtë fundjavë, të mos mbahet, për shkak të situatës alarmante me virusin Covid19, që tashmë është kthyer në pandemi botërore. Vendimi u mor pasditen e djeshme pas një mbledhjeje ndërmjet shefave të skuadrave dhe përfaqësue­sve të FIA-s. Një zgjidhje e pritshme kjo, duke parë edhe tërheqjen nga gara e parë e sezonit që bëri skuderia McLaren, pasi një prej mekanikëve të skuadrës rezultoi pozitiv me Koronaviru­s. Skuderia britanike kishte njoftuar nëpërmjet një komunikate se një prej anëtarëve të saj është izoluar menjëherë pasi ka shfaqur simptomat e para. Ndërsa e gjithë skuadra, përfshirë këtu edhe dy pilotët Lando Norris e Karlos Sainz, tashmë është në karantinë. McLaren njofton se ky vendim është marrë jo vetëm për t'u kujdesur për shëndetin e skuderisë, por edhe të rivalëve. Ndërsa po dje u publikuan edhe përgjigjet e analizave për katër anëtarët e skuadrës Haas, të cilët u ishin nënshtruar gjithashtu testeve. Por fatmirësis­ht për

ta përgjigjja ishte negative. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Çmimin e Madh të Bahrejnit, që është i programuar për javën e ardhshme në Sakhit. Por sipas të gjitha gjasave edhe kjo garë pritet që të anulohet. Drejtuesit e FIA-s pritet që të

japin një përgjigje zyrtare për garën e Bahrejnit, ashtu sikurse edhe për Çmimin e Madh të Vietnamit, që parashikoh­et të mbahet më datë 5 prill. Pritet që edhe këto dy gara të anulohen dhe starti i Botërorit 2020 mendohet që të bëhet me 3 maj, datë kur do të

mbahet Çmimi i Madh i Holandës. Kështu, sporti vazhdon të jetë në kaos total për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19, me evente madhore në të gjithë botën që po anulohen çdo ditë. Pas katër garave të para në Moto GP, tani shtyhet edhe starti i Formulës 1.

Deri në momentet e fundit, Çmimi i Madh i Australisë në Formulën 1 pritej që të mbahej normalisht, për t'u anuluar më pas për shkak se rezultoi pozitiv me Koronaviru­s një mekanik i McLaren. Por ishin të shumtë ata që e kundërshtu­an që në fillim mbajtjen e kësaj gare, ku një mesazh erdhi nga qielli i Melburnit, ku kërkohej ndalimi i garës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.