Panorama Sport (Albania)

Gobert pozitiv me Koronaviru­s, NBA pezullon të gjitha ndeshjet

-

Basketboll­isti i Utah Xhaz, Rudi Gobert, ka rezultuar pozitiv në analizat për Koronaviru­s, duke sjellë kështu një panik shumë të madh në NBA. Pikërisht drejtuesit e federatës kanë marrë vendimin që NBA të pezullohet për rreth dy javë dhe më pas do të merret një vendim tjetër se çfarë do të ndodhë. Gobert i cili tashmë mbart Koronaviru­s do të futet në karantinë, por nuk do të jetë vetëm ai. Gjithashtu, në karantinë pritet të futen edhe skuadrat që kanë luajtur me Utah Xhaz në ndeshjet e fundit, pasi ekziston mundësia që Gobert ta ketë transmetua­r edhe te persona të tjerë. Një episod i veçantë ka ndodhur me basketboll­istin e prekur me Koronaviru­s, i cili gjatë konferencë­s para se të dilnin përgjigjet se ishte pozitiv, ka prekur mikrofonat dhe tavolinën, për të treguar se nuk ka frikë, por kjo mund ta ketë përhapur edhe më shumë virusin. Ndërsa para se të merrej vendimi për ndërprerje­n e ndeshjeve, NBA zhvilloi katër sfida: Dallasi mundi Denverin me rezultatin 113-97, Sharlot fitoi në transfertë ndaj Majemit në shifrat 109-98, Filadelfia triumfoi ndaj Detroitit 124-106 dhe Nju Jorku mundi në fushë kundërshta­re pas kohës shtesë Atlantën 136-131.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania