Panorama Sport (Albania)

Hamilton: Shokuese, paraja s’është gjithçka

-

Para se të publikohej përgjigjja pozitive me Koronaviru­s të një prej mekanikëve të McLaren, Formula 1 ishte gati për startin e sezonit 2020, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Një zgjedhje krejtësish­t e papranuesh­me për kampionin në fuqi, Luis Hamilton, i cili dje shpërtheu ndaj organizato­rëve: "Është vërtet shokues garimi në një situatë si kjo, që përjeton e gjithë bota për shkak të Koronaviru­sit. Të gjitha veprimtari­të madhore të sportit botëror po reagojnë, ku rasti më i fundit vjen nga NBA, që i ka pezulluar ndeshjet, ndërsa Formula 1, jo. Paraja s’është gjithçka. Të garosh është diçka e bukur, por jam i surprizuar që do ta bëjmë në këto kushte", deklaroi Hamilton. Megjithatë, disa orë më pas, drejtuesit vendosën për anulimin e garës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania