Panorama Sport (Albania)

FUTBOLLI NË IZOLIM, 5 skenarët për kampionati­n

Olsi Rama, kunj federatës: Ta luajnë titullin me “Play Station” Tirana, me 9 pikë diferencë nuk përmbyset kurrë Vllaznia kryen testet, rezultojnë të gjithë të pastër

- OLSI TUJANI

Stopon futbolli edhe në Shqipëri. Koronaviru si kërkon masa të rrepta parandalue­se për përhapjen dhe futbolli, për vetë masiviteti­n që ka, mund të jetë një faktor që ta ndihmojë në përhapjen e virusit që ka prekur edhe vendin tonë. Së fundmi, në Shqipëri rastet janë shtuar me persona të prekur dhe të dyshuar për mbartjen e Koronaviru­sit. Çdo ditë e më tepër po hartohen dhe vendosen edhe masat drastike për të ndaluar përhapjen e virusit. Federata Shqiptare e Futbollit, me anë të një Komiteti Emergjenca­sh, ka sugjeruar për Komitetin Ekzekutiv që të ndalojë të gjitha aktivitete­t futbollist­ike deri në një moment të dytë. Dje, në mesditë, pas situatës së përshkallë­zuar të masave që ka vendosur qeveria shqiptare dhe autoritete­t përkatëse, edhe institucio­ni i futbollit në vend i është përgjigjur me ndalimin e kampionati­t dhe çdo aktiviteti futbollist­ik. FSHF, në faqen e saj zyrtare, ka dhënë urdhër që vendimi i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv të futet në fuqi menjëherë dhe, për pasojë, që nga dje, çdo skuadër ka marrë urdhër që të ndalojë aktiviteti­n e përditshëm. Ja njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit: “Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID19. Nisur nga përshkallë­zimi i kësaj situate dhe duke ndier përgjegjës­i maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollist­ike në vend si dhe pas propozimit të Komitetit të Emergjenca­ve në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktivitete­ve futbollist­ike. Ky vendim

hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit”, ka qenë njoftimi i institucio­nit të futbollit.

AKTIVITETE­T NDËRKOMBËT­ARE

Më tej, FSHF ka bërë me dije edhe lëvizjen e radhës që pritet

të ndërmarrë UEFA. Në njoftim, FSHF, njofton se ditën e martë UEFA do të zhvillojë një videokonfe­rencë me të 55 anëtaret e saj, për të diskutuar dhe vendosur se çfarë do të ndodhë me ndeshjet ndërkombët­are. “Lidhur me të gjitha aktivitete­t ndërkombët­are futbollist­ike,

ku edhe Shqipëria është pjesëmarrë­se, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një videokonfe­rencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktivitete­ve futbollist­ike evropiane”, njoftoi FSHF.

 ??  ??
 ??  ?? Stadiumi ''Loro Boriçi'' i boshatisur gjatë ndeshjes Vllaznia-Partizani e cila u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të situatës në vend nga virusi
Stadiumi ''Loro Boriçi'' i boshatisur gjatë ndeshjes Vllaznia-Partizani e cila u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të situatës në vend nga virusi
 ??  ?? Fotomontaz­h i një topi të prekur nga virusi COVID 19 (Koronaviru­si)
Fotomontaz­h i një topi të prekur nga virusi COVID 19 (Koronaviru­si)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania