Panorama Sport (Albania)

Feston Xhaka, Junajtid bën manita dhe pret biletën

Rejnxhërsi i Kamberit humbet në shtëpi me Leverkusen­in

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në një klimë surre ale për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit, me ndeshjet InterGetaf­e dhe Sevija-Roma të shtyra dhe shumë të tjera të luajtura me dyer të mbyllura, e enjtja e Ligës së Europës zbriti në fushë 6 nga 8 ndeshjet e vajtjes së 1/8-ave. Në pritje të pezullimit të Kupave të Europës nga UEFA, Mançester Junajtid dhe Bazeli thuajse e prenë biletën e tyre në çerekfinal­e.

TRIUMFON XHAKA Fantastik suksesi i Bazelit në Frankfurt, në ndeshjen me dyer të mbyllura kundër skuadrës së Bundesligë­s. Në një sfidë që për momentin nuk ka as datë dhe as vend për ndeshjen e kthimit (në Bazel nuk luhet derisa të përfundojë emergjenca e virusit), skuadra e Taulant Xhakës hipotekon biletën për në fazën e ardhshme. Goditja fantastike me të majtën e Kampos kaloi në avantazh zviceranët në minutën e 27-të. Në pjesën e dytë, Traore godet shtyllën dhe i afrohet barazimit, por Aintrahti gjunjëzohe­t prej kundërsulm­eve të miqve duke e paguar shtrenjtë: Bua dyfishon në minutën e 73-të dhe pastaj shërben edhe Frain (85') që vulos rezultatin përfundimt­ar 0-3. Mesfushori i Kombëtares shqiptare qëndron për 90 minuta në fushë, madje në shtesë aktivizohe­t edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

JUNAJTID - Mançester Junajtid mori në kontroll sfidën e 1/8-ave kundër LASK-ut përpara 500 tifozëve në stadiumin e Linzit (Qeveria austriake vendosi ta zhvillojë ndeshjen me dyer të mbyllura). Goli fantastik i Ighalos në minutën e 28-të (i katërti në tri ndeshjet titullar me "Djajtë e kuq") i hapi rrugën triumfit 5-0 në transfertë të anglezëve, të cilët nuk mposhten në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net (Solskjaer barazoi rekordin e tij më të mirë në stolin e Junajtid). Bruno Fernandesh dhuroi asistin e radhës. Pavarësish­t se Ole Gunar Solskjaer bëri 5 ndryshime në formacion nga skuadra që fitoi derbin me Mançester Sitin të dielën në Premier Ligë, ata e dominuan formacioni­n austriak. Huan Mata, Daniel Xhejms dhe Herri Meguajër patën raste për të shënuar golin e dytë, i cili erdhi në pjesën e dytë me Xhejmsin (asist i Ighalos). Pasimi i Fredit për Matën në minutën e 82-të, i lejoi mesfushori­t spanjoll që të shënonte golin e

tretë, ndërsa për ta thelluar suksesin e "Djajve" menduan Grinud dhe Pereira, të cilën shënuan në shtesë në harkun e dy minutave. Junajtid ruajti rekordin e tyre, duke mos humbur kurrë ndaj një rivali austriak në kompeticio­net europiane. Ata vendosën gjithashtu

një rekord, duke regjistrua­r fitoren e tyre më të thellë në tranfertë në një ndeshje me eliminim direkt në Europë që prej 12 majit 1965, kur mundnin 5-0 Strasburgu­n në çerekfinal­et e Kupës së Panaireve.

REJNXHËRS - Bajer Leverkusen­i ka arritur të marrë

një fitore të çmuar në "Ibrox" përballë Glasgou Rejnxhërsa­ve të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi. Talenti 25-vjeçar nuk u preferua nga minuta e parë nga trajneri Stiven Xherrard (u aktivizua në 54'). Në Skoci vendosi një gol i Kai Havercit

në minutën e 37-të me penallti, të cilën gjyqtari Marciniak e akordoi me VAR pas një prekjeje të topit me dorë në zonë. Ndërsa në 67' Aranguiz shënoi edhe golin e dytë. Për skocezët shkurtoi Edmundson në 75', por Beili vulosi 1-3.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania