Panorama Sport (Albania)

Shehi, racional: Duhen pikët për të bërë kthesën

-

Kukësi ishte në fazën përfundimt­are të përmbyllje­s së përgatitje­ve për ndeshjen kundër Luftëtarit. Trajneri Shehi lëvizi ditën e djeshme në mëngjes së bashku me ekipin drejt Elbasanit, ku bënë dhe akomodimin në një prej hoteleve të qytetit. Stërvitja e fundit ishte planifikua­r të zhvillohej në orën 16:00 në një prej fushave stërvitore në këtë qytet. Por, vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit për pezullim të të gjithë aktiviteti­t sportiv në Shqipëri, bëri që nënkampion­ëve t'u përmbysesh­in të gjitha planet. Dhe pse Kukësi ishte përgatitur për ta luajtur ndeshjen kundër Luftëtarit, problemati­kat e saj ishin të mëdha dhe nga një anë më mirë që ndeshja nuk u luajt.

TRAJNERI ORGES SHEHI

Ditën e enjte klubi i Kukësit anuloi konferencë­n me trajnerin 42-vjeçar, për shkak të problemati­kës së virusit shumë të rrezikshëm që qarkullon tashmë dhe në Shqipëri (CoronaViru­s). Por, kjo gjë nuk e ndali trajnerin të fliste për takimin kundër Luftëtarit, ndaj të cilëve ai dhe drejtuesit e tjerë kërkonin vetëm tri pikët. Trajneri dhe pse me shumë mungesa, ishte i bindur te triumfi dhe tha se ekipi ishte gati e se futbollist­ët mezi prisnin të dilnin në fushë: "Dy ndeshjet kanë qenë në një hark kohor të shkurtër, por neve na kanë penalizuar mungesat. Gjithsesi, shanset tona i kemi pasur dhe në një situatë të tillë ku skuadra është e ngarkuar psikologji­kisht dhe me mungesa nëse do i kishim finalizuar rastet, do kishim tjetër histori. Në situatën ku jemi, fitorja është domosdoshm­ëri. Kam folur me çunat dhe si kolektiv, por dhe individual­isht ata mezi e presin ndeshjen", tha fillimisht tekniku.

Sa i përket situatës mjaft të rëndë që ka përfshirë vendin për shkak të Koronaviru­sit, trajneri u shpreh: "Patjetër që paniku i Koronaviru­sit është prezent, e të gjithë shqetësohe­n për veten e familjarët e tyre. Është një luftë me një armik që s'e njohim, por paçka këtij fakti, skuadra ka qenë e përqendrua­r dhe ne jemi gati për ndeshjen", tha trajneri Shehi paraditen e djeshme, pa dalë ende vendimi i pezullimit të kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania