Panorama Sport (Albania)

Taho: Lini kafet, mundeni Koronën me not në mars

-

Rrapo Taho sfidon Koronaviru­sin. "Panorama Sport" e ka gjetur Tahon dje në plazhin e ri pranë tunelit, në vendin e tij të preferuar. Për gazetën, Taho ka edhe një apel për të rinjtë. "Siç e dini unë e filloj plazhin shpejt. Tani në mars uji është pak i ftohtë në fakt, por të bën mirë për shëndetin. I këshilloj të rinjtë që të merren me aktivitete sportive dhe të mos qëndrojnë në kafene tani që është edhe situata e Koronaviru­sit. Të mos frekuentoj­në palestrat, por të vijnë këtu në plazh. Nuk do të thotë që të lahen, pasi jo çdokush mund ta bëjë, por të vijnë të bëjnë vrap e ushtrime fizike. Ashtu do të jenë edhe më të shëndetshë­m. Të mos frikësohen nga Koronaviru­si, por të shikojnë mundësinë që të bëjnë një jetë të shëndetshm­e dhe sportive", shprehet Taho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania