Panorama Sport (Albania)

Do të jetë pjesë e kampionati­t të burgut, por Ronaldinjo­s i ndalohet goli

-

Ronaldinjo dhe vëllai i tij prej disa ditësh qëndrojnë në burgun e Asunsionit në Paraguai, pasi u ndaluan me pasaporta false nga autoritete­t vendëse. Duke qenë se ish-kampioni brazilian është pjesë e burgut, ai tashmë do të marrë pjesë edhe në kampionati­n e kalçetos që organizohe­t aty, ndonëse fillimisht drejtori i burgut e kishte mohuar diçka të tillë. Por Ronaldinjo nuk i ka bërë dot ballë tundimit dhe do të zbresë në fushë në këtë turne, në të cilin do të marrin pjesë 10 skuadra. Por sipas gazetarit Ivan Leguizamon, Ronaldinjo do të ketë një limitim të veçantë, pasi nuk mund të shënojë gol. Kështu, ish-ylli brazilian do të ketë mundësinë vetëm të shërbejë shokët e skuadrës, por kjo nuk mendohet të jetë një problem për Dinjon, i cili njihet edhe për asistet e mrekullues­hme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania