Panorama Sport (Albania)

Trajnerë me maska dhe izolim, ja si pritet të lëvizë topi në Europë

Trajneri: Ia liroj vendin Ksavit me kënaqësi

-

Kike Setien nuk ka frikë nga e ardhmja e tij, por e tremb më shumë ajo e Lionel Mesit. Trajneri i Barcelonës thotë se rokada është e pranishme në këtë profesion dhe ai do ta lironte me kënaqësi stolin e tij te katalanasi­t. Mirëpo, në intervistë­n e dhënë për "El Larguero", numri një i blaugranëv­e thotë se do ta bindin Lionel Mesin që të qëndrojë. Kjo nënkupton faktin që kapiteni i katalanasv­e mund të largohet dhe të nisë një tjetër aventurë. Setien nuk zgjedh mes Nejmarit dhe Lautaros, por thotë se të dy do të ishin perfektë. Ai tregon gjithashtu se mund ta stërviste falas Barcelonën.

LOJË E MIRË - "Kemi pasur momente kur kemi luajtur shumë mirë, por na ka munguar vazhdimësi­a dhe fitorja në disa ndeshje ku kemi vuajtur më shumë sesa duhet. Por jam shumë i kënaqur për atë që ka ndodhur. Jemi rritur si skuadër".

STILI I KROJFIT - "Kur luaje kundër Barcelonës së Krojfit, mund të kishe vrapuar për 80 minuta dhe në fund të thoshe: 'Kjo është ajo që dua'".

TELEFONATA - "Pak ditë përpara se të më telefonont­e Barcelona isha gati të shkoja në Egjipt. Nëse do të mundja, mund ta stërvitja edhe falas Barcelonën". NDRYSHIM NË PANKINË "Shpresoj që Ksavi të vijë te Barcelona dhe të bëjë shumë mirë. Dua që të gjithë futbollist­ët e mëdhenj të kenë fat dhe sukses në punë. Nuk ndodh asgjë nëse do të iki unë dhe do të vijë Ksavi. Kjo është bota e trajnerëve".

NEJMAR APO LAUTARO "Të gjithë futbollist­ët e mëdhenj më pëlqejnë dhe Nejmar është një prej tyre. Por duhet të shohim nëse është e mundur apo jo. Për mua te Barcelona do të ishin mirë që të dy. Janë futbollist­ë të shkëlqyer".

KUTINJO - "Gjithmonë më ka pëlqyer. Kujt nuk i pëlqen një lojtar i tillë? Është i madh. Nuk e dimë se çfarë do të bëjë Bajerni me të, nëse do të qëndrojë apo do të largohet".

HOAKIN - "Është një djalosh i jashtëzako­nshëm. Ne kalonim mirë në shumë situata. Jam i sigurt që çdo lojtar i Betisit do të mund të luante te Barcelona".

BARTOMEU - "Shpresoj që ta përfundojë mandatin e tij. Kam një raport shumë të mirë me të. Nuk na ka dhënë shumë shpjegime mua dhe lojtarëve për gjithçka ka ndodhur. Ne e besojmë".

RAKITIÇ - "Të gjithë lojtarët që janë te Barcelona duan të vazhdojnë. Nuk kam asnjë informacio­n që Rakitiç do të largohet nga klubi. Kurrë nuk ma ka thënë këtë".

RIKI PUXH - "Është një futbollist i shkëlqyer, por ka nevojë për kohë. Është i jashtëzako­nshëm me topin dhe një djalë pozitiv. Mënyra si punon dhe stërvitet është shumë e mirë".

MESI - "Unë sigurisht që do të vazhdoj të punoj me të. Do ta

bindim që të jetë pjesë e një projekti fitues te Barcelona".

ULJA E PAGËS - "Që në bisedat e para që patëm mes kapitenëve dhe klubit, ishim të bindur se do ta bënim diçka të tillë. E vetmja gjë negative ishte fakti që doli në media dhe u bë publike".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania