Panorama Sport (Albania)

Kontrata tërbon Nojerin: Bajerni s'po më respekton

"Në media dalin shumë lajme për mua, kështu s'më pëlqen"

-

Pritet të jetë kontrata e fundit më e madhe për të, pas një karriere të mbushur me suksese: kampion bote, Champions dhe katër herë fitues si portieri më i mirë në botë. Por bisedimet midis Manuel Nojerit dhe klubit të Bajernit të Mynihut për rinovimin e kontratës, nuk po shkojnë ashtu siç ishte menduar. Kapiteni i klubit më të titulluar në Gjermani tha për "Bild" se ishte zhgënjyer nga drejtuesit bavarezë për mënyrën se si po e trajtojnë çështjen. "Të gjitha bisedimet që kam kryer deri tani me klubin janë zhvilluar me besimin e plotë te njëri-tjetri. Asnjëherë nuk janë bërë publike detaje nga kontrata, si nga unë edhe nga ata, - tha Nojer me tone serioze. - Por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Përditë dalin detaje të reja në media të cilat nuk janë të vërteta. Kjo më ka shqetësuar shumë. Ky nuk është Bajerni që unë njoh. Për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishm­e të respektoja dhe t'u besoja drejtuesve. Nëse do të kesh një bashkëpuni­m të mirë, atëherë këto dy gjëra janë të rëndësishm­e. Mendoj se kam qenë gjithmonë besnik si lojtar dhe si kapiten i kësaj skuadre. Por nëse detaje të tilla dalin në media, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon te drejtuesit, të cilët duhet ta kenë të qartë se në kushte të tilla nuk mund të bashkëpuno­het. Shpresoj që kjo gjë të zgjidhet sa më shpejt", tha gjiganti i portës. Ndërkohë, në Gjermani kanë qarkulluar prej kohësh zërat për një largim të sigurt të portierit që në momentin që Bajerni vendosi të nënshkruaj­ë një kontratë me gardianin e Shalkës, Aleksandër Nybel, i cili do të zbarkojë në Mynih sapo të përfundojë sezoni aktual (për këtë të fundit ende nuk është përcaktuar një datë fikse se kur do të nisë). Ndërkohë, për kapitenin e Bajernit, Manuel Nojer, zërat për një kalim te Juventusi janë më shumë se një fantazi merkatoje. Gjermani do ta pranonte me kënaqësi një sfidë të re në një nga klubet më të mëdha në botë, siç janë bardhezinj­të. Javët e ardhshme do të jenë përcaktues­e për të ardhmen e kampionit të botës me klubin nga Mynihu. Por një nga arsyet se përse Bajerni dhe lojtari ende nuk janë krisur ka të bëjë me faktin se: Bajerni e di që Nojer është një nga 3 portierët më të mirë në botë për momentin. Finalja e Champions-it e sezonit të ardhshëm do të luhet në Mynih, çka do të thoshte se portieri ka një mundësi të mirë të përsërisë suksesin e vitit 2012. Nojer në krahun tjetër është i vetëdijshë­m se përveç Juventusit dhe Shalkes, skuadrat e tjera si Junajtid, PSG apo Mançester Siti nuk do të shpenzonin shumë për një portier si ai në këtë kohë krize financiare për shkak të "Covid-19".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania