Panorama Sport (Albania)

Starova: Si e zgjidhëm në ‘97-ën mes armëve

Flet "Bobi": Kupa është problem, por të presim UEFA-n

- JORGIS MEMO

Precedenti i fundit në futbollin shqiptar i një ndërprerje kaq të gjatë të kampionati­t është në mars të vitit 1997. Në atë kohë kampionati u ndërpre për shkak të trazirave dhe FSHF vendosi pas dy muajve pushim, që ekipet të luajnë nga vetëm pesë ndeshje. Gjashtë të parët që ishin për titull luajtën në Tiranë, gjas

Precedenti i fundit në fut bollin shqiptar i një ndër prerje kaq të gjatë të kampionati­t është në mars të vitit 1997. Në atë kohë kampionati u ndërpre për shkak të trazirave dhe FSHF vendosi pas dy muajve pushim, që ekipet të luajnë nga vetëm pesë ndeshje. Gjashtë të parët që ishin për titull luajtën në Tiranë, gjashtë të tjerat të mesit të artë në Durrës dhe Kavajë, ndërsa ato që luftonin për mbijetesë i zhvilluan takimet në Elbasan. Luftëtari i Gjirokastr­ës (në vitin 1997 klubi kishte emrin Shqiponja), u tërhoq nga gara, edhe pse pozicionoh­ej në vendin e 15-të. Kësisoji, grupi i skuadrave që luftonin për mbijetesë vazhdoi me vetëm pesë klube. Në atë sezon bardheblut­ë u shpallën kampionë me 46 pikë, ndërsa në vend të dytë e mbylli Vllaznia (43 pikë). Përpara se të luhej faza "play-off" për titullin, në stadiumin "Qemal Stafa" u zhvillua finalja e Kupës së Shqipërisë, pikërisht në qershor të atij viti mes Partizanit dhe Flamurtari­t. Trofeun e fituan "demat e kuq", teksa 90 minutat u mbyllën 2-2, ndërsa nga pika e bardhë Partizani ia doli, duke shënuar 4 gola ndaj 3 të vlonjatëve. Trajner i të kuqve në 1997-ën ishte Sulejman Starova. Sot, 23 vite më pas, kur nuk mund të flitet për futboll, "Bobi" kujton në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", atë që ndodhi në vitin e trazirave, si dhe bën një propozim për vazhdimësi­në e kampionati­t aktual. Natyrisht ka shumë pikëpyetje dhe Starova si një ish-sekretar i FSHF-së pas vitit 1998, jep variantet e tij nëse nuk do të luhet për një kohë të gjatë. Sipas tij, problem më i madh është Kupa e Shqipërisë, pasi kampionati mund të vazhdojë të luhet në qershor me

nga tre ndeshje në javë. Trajneri kampion me Partizanin dhe Tiranën tregon edhe atë që i ka ndodhur në vitet '70, kur kampionati u ndërpre për shkak të një virusi në shkollën sportive të Shkëndijës së dikurshme, që merrte

pjesë në elitën e futbollit.

Profesor, jemi në një moment ku futbolli është ndërprerë. Çfarë jeni duke bërë…?

Si të gjithë, edhe unë jam duke qëndruar në shtëpi, me shpresën që ky virus të largohet sa më parë dhe të fillojmë jetën normale.

Për herë të fundit për një forcë madhore kampionati është ndalur në vitin 1997. Besoj keni shumë kujtime nga ai sezon…?

Po, patjetër. Kam qenë trajner i Partizanit dhe sezonin e mbyllëm me trofeun e Kupës së Shqipërisë. Klubi drejtohej nga italianët, presidenti Antonio De Simone dhe zv.presidenti Enzo Minjoli. Shef klubi ka qenë Bujar Labinoti, ndërsa bashkëpunë­torët e mi ishin Perlat Musta dhe Shpëtim Duro. Kemi shkuar në finale të Kupës ndaj Flamurtari­t, ku fituam me penallti. E kam ende foton ku ruheshim nga policë me kallashnik­ovë brenda fushës në "Qemal Stafa" (qesh).

Ka qenë një vit i vështirë dhe i bukur. Kapiten ekipi ishte Ilir Shulku, ndërsa Skënder Gega sapo e kishte lënë futbollin. Eh nostalgji, ka qenë Partizan i bukur, duke filluar nga portieri Arjan Beqaj, Shulku, Tole, Milori, Riza, Daiu, Peço, S.Curri, Baholli, Tafaj, Mahmutaj, Karaj dhe Munishi, një lojtar nga Kosova. Të më falin nëse kam harruar ndonjë. Mjek i ekipit ka qenë Mel Ostreni. Më pas jam larguar nga Partizani dhe kam nisur punë në FSHF në vitin 1998.

Duke pasur parasysh precedenti­n e vitit 1997, kur FSHF bëri një "play off" pas ndërprerje­s afro 3 muaj të aktiviteti­t, mendoni se edhe këtë herë mund të ndodhë e njëjta gjë nëse kampionati pushon gjatë…?

Nuk ka shans të shkojë me "play off" apo shkurtime të tjera, pasi ka rregulla. Nëse me shpresën e Zotit pandemia merr fund në fund të muajit prill, duke rënë rreziku, atëherë i bie të luhet komplet në gjithë muajin qershor kampionati.

Nëse do të ishit sot drejtues i FSHF-së, cili do të ishte propozimi juaj?

Përderisa ka rregulla, s'ka pse bëhen shpikje. Ky është një sistem zinxhir, sepse kështu do të veprojnë të gjitha federatat në Evropë. Besoj se UEFA do ta shtyjë dhe Evropianin 2020. Edhe Shqipëria do të shkojë në varësi të asaj që vendosin edhe kampionate­t e tjera. Nëse do të isha unë në FSHF, propozimi im do të ishte të luheshin deri në tri ndeshje në javë gjatë muajit qershor. Duke luajtur të mërkurën, të dielën dhe sërish të mërkurën, nuk besoj se ka ndonjë problem të madh, sepse në fund të fundit, vetëm 10 javë kampionat kanë mbetur. Problem shoh vetëm Kupën e Shqipërisë, pasi nuk janë luajtur ende çerekfinal­et. Megjithatë, edhe në këtë kompeticio­n mund të bëhet diçka. Ky është një siklet që e kanë të gjithë tani dhe derisa nuk i jep dot zgjidhje Italia etj., edhe ne do të gjejmë një rrugë.

Ju e përjashton­i mundësinë e një "revolucion­i" me kampionati­n?

Ore mund ta zgjidhësh kampionati­n me tri ndeshje në javë, por me Kupën çfarë do bësh?! Kampionati duhet të mbarojë komplet, në

të kundërt gara cenohet. Këto janë rregulla loje, kështu që të 10-ta skuadrat duhet ta mbyllin kampionati­n deri në fund. E përsëris, vetëm 10 javë kanë mbetur, nuk është ndonjë hata. S'mund të shkurtosh skuadrat. Problem shoh vetëm Kupën, por me një kalendar super të ngjeshur, je i detyruar ta mbyllësh edhe atë. Nuk ke çfarë të bësh, sepse në të kundërt prish rregullore­n. Shtyrja shpëton FSHF-në dhe klubet bashkë, shmang polemikat. Ishalla nuk zgjatet më tepër karantina!

Përveç vitit 1997, kujtoni ndonjë periudhë tjetër kur kampionati është ndalur prej një arsyeje të fortë?

Po, kur kam qenë futbollist te Shkëndija në vitet '70. Mbaj mend që gjithë shkollën e futbollit e zuri fruthi. Konvikti u kthye në spital derisa gjendja u stabilizua. Ka qenë epidemi dhe u ndërpre gjithçka, por për fat të mirë nuk pati viktima. Ka qenë rast i veçantë, pasi këdo që ishte në shkollë, e zuri fruthi. Shkëndija ishte një ekip dinjitoz për kohën dhe u bë problem i madh atëherë.

 ??  ??
 ??  ?? Sulejman Starova i rrethuar nga policë me kallashnik­ovë në vitin 1997 gjatë finales së Kupës së Shqipërisë, Partizani-Flamurtari 2-2 (4-3 me penallti) luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”
Sulejman Starova i rrethuar nga policë me kallashnik­ovë në vitin 1997 gjatë finales së Kupës së Shqipërisë, Partizani-Flamurtari 2-2 (4-3 me penallti) luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”
 ??  ??
 ??  ?? Ish-portieri Perlat Musta, ish-anëtari i kryesisë së klubit në vitin 1997, Krenar Bizhga, presidenti Antonio De Simone, trajneri Starova, si dhe ish-trajnerët e kuq, Skënder Gega dhe Shpëtim Duro. Kujtojmë që Skënder Gega në vitin 1997 sapo kishte lënë futbollin, ndërsa Duro dhe Musta ishin ndihmës të Starovës
Ish-portieri Perlat Musta, ish-anëtari i kryesisë së klubit në vitin 1997, Krenar Bizhga, presidenti Antonio De Simone, trajneri Starova, si dhe ish-trajnerët e kuq, Skënder Gega dhe Shpëtim Duro. Kujtojmë që Skënder Gega në vitin 1997 sapo kishte lënë futbollin, ndërsa Duro dhe Musta ishin ndihmës të Starovës
 ??  ?? Partizani i Starovës feston me tifozët e kuq në “Qemal Stafa” fitimin e Kupës në qershor të vitit 1997
Partizani i Starovës feston me tifozët e kuq në “Qemal Stafa” fitimin e Kupës në qershor të vitit 1997
 ??  ?? Trajneri Starova, ish-presidenti i Partizanit, Antonio De Simone dhe ish-shefi i klubit të kuq, Bujar Labinoti, me trofeun e Kupës
Trajneri Starova, ish-presidenti i Partizanit, Antonio De Simone dhe ish-shefi i klubit të kuq, Bujar Labinoti, me trofeun e Kupës
 ??  ?? Ish-zv.presidenti i Partizanit në vitin 1997, Enzo Mignoli, duke festuar me Starovën
Ish-zv.presidenti i Partizanit në vitin 1997, Enzo Mignoli, duke festuar me Starovën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania