Panorama Sport (Albania)

Ngec në Barcelonë, Shkurtaj: Po jeto6j-n7jë makth

Është ngujuar në zonën e tmerrit, rrëfehet bomberi

- S. Sulozeqi

Vasil Shkurtaj u nis më shumë se një muaj më parë drejt Spanjës për të kryer fizioterap­i speciale në Barcelonë, në mënyrë që të kishte riaftësim të shpejtë pas dëmtimit që pësoi gjatë ndeshjes Kukësi-Vllaznia, më 4 shkurt në "Elbasan Arena". Por autori i 16 golave me fanellën e Kukësit këtë kampionat po përjeton tashmë një makth, pasi ka ngecur në Barcelonë. "Diçka të tillë e shikoja vetëm në filma. Po kaloj një moment të vështirë, jam vetëm dhe kam ndjenja të çuditshme", rrëfen vlonjati në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport". Në zonën e Katalonjës ku ai po qëndron përkohësis­ht, kanë ndërruar jetë deri më tani prej Koronaviru­sit rreth 4 mijë persona. Sulmuesi tregon si e kalon ditën, tmerrin që po përjeton dhe atë çfarë i kanë thënë nga Ambasada shqiptare në Spanjë.

Vasil ndodheni në Spanjë, aty ku çdo ditë e më tepër po përjetohet një tragjedi prej Koronaviru­sit. Si ndiheni?

Të them të drejtën nuk e prisja kurrë të jetoja diçka të tillë në jetën time. ? shikoja këtë vetëm në filma. Çfarë të them, po e kaloj kohën duke bërë palestër, duke parë "Netflix", por edhe duke gatuar gjithë ditën. Mund të them se kam zhvilluar aftësitë e një "master chef" këto ditë në karantinë.

A keni hasur vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë ditëve të fundit, për më tepër që jeni në një zonë ku ka mijëra të prekur…?

Po, patjetër që po has vështirësi, pasi së pari është çështja e familjes. Këtu jam vetëm dhe nuk kam mundësi të dal dhe të stërvitem. Gjithashtu problem është edhe ana financiare, pasi shpenzimet janë mjaft të mëdha në Barcelonë.

Çfarë ju kanë thënë për t'u kthyer në Shqipëri dhe a keni kërkuar ndihmë në instancat më të larta shtetërore?

Për momentin nuk ka asnjë avion nga Barcelona për në Tiranë, sepse siç dihet janë mbyllur edhe kufijtë. Jam në kontakt të vazhdueshë­m me ambasadori­n shqiptar në Spanjë dhe do të më lajmërojnë nëse ndryshon diçka në vijim.

Ndiheni i frikësuar për situatën?

Janë kohë mjaft të vështira. Siç jua thashë edhe më lart, kjo gjë është e papreceden­t. Është diçka e parë vetëm nëpër filma nga unë. Tashmë më bie që ta heq vetë si barrë. Janë ndjenja të çuditshme, sepse duke qenë larg familjes, shokëve dhe njerëzve të afërt, kjo bëhet edhe më e vështirë. Por, kam besim se do e kalojmë dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Si janë masat e marra për Koronaviru­sin në Spanjë?

Këtu situata është shumë dramatike, siç e shihni dhe në TV ka me qindra të vdekur çdo ditë nga Koronaviru­si. Nuk lejohet të dalësh jashtë, përveçse të shkosh në supermarke­t dhe farmaci. Edhe këto duhen bërë afër shtëpisë, jo larg zonës ku jeton.

Nga klubi i Kukësit ju kanë kontaktuar për t'ju ndihmuar në këtë situatë?

Jam në kontakt të shpeshtë me profesor Shehin, por edhe me drejtorët e klubit. Do dëshiroja në këtë periudhë të vështirë që po kalon gjithë bota, shëndet dhe durim për të gjithë. Shpresoj ta kalojmë këtë situatë të gjithë së bashku dhe të ndjekim udhëzimet e ekspertëve.

Ju shkuat në Spanjë pas dëmtimit për të kryer fizioterap­i të specializu­ar. Si ia bëni tani në shtëpi?

Stërvitem çdo ditë aq sa mundem me kushtet që kam. Përveç hapësirës në këtë shtëpi me qira që kam marrë, kam edhe pajisjet e duhura. Natyrisht, nuk mundem të bëj vrap, sepse nuk lejohet jashtë shtëpisë. Thjesht me mundësitë që kam po përpiqem të mbaj formën fizike, por është e vështirë. Kur të fillojë kampionati do të jetë shumë e vështirë të arrij fizikisht 100%. Do të duhet 3 javë të paktën përgatitje, por deri atëherë, rëndësi ka të jemi mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania