Panorama Sport (Albania)

Një italian, këshilla për trajnerët

-

Në këtë periudhë njëmujore kur çdo aktivitet është pezulluar, FSHF u ka ardhur në ndihmë futbollist­ëve me përgatitës­it atletikë të stafit të Kombëtares, duke publikuar çdo video nga ushtrimet që duhen bërë në kushte shtëpie, si për fëmijët, të rinjtë dhe futbollist­ët profesioni­stë. Por, ka menduar për trajnerët edhe drejtuesi i Departamen­tit të Analizës, Inovacioni­t dhe Skautizmit, Alariko Rosi. "Stafet duhet ta shfrytëzoj­në këtë periudhë për të zhvilluar njohuritë e tyre dhe për t'i vënë ato në dispozicio­n sapo të fillojë gara sportive". Organizimi i punës, qëllimet afatshkurt­ra dhe afatgjata, stërvitja, analiza e ndeshjeve tona dhe kundërshta­rëve, komunikimi me lojtarët dhe videolojër­at janë disa nga pikat ku ai është fokusuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania