Panorama Sport (Albania)

Javë vendimtare, UEFA mbledh nesër federatat

-

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për fatet e çdo kampionati në Europë, por jo vetëm. Sipas një njoftimi që ka bërë vetëm dy ditë më parë FSHF, UEFA do të thërrasë në një mbledhje të jashtëzako­nshme Komitetin Ekzekutiv dhe sekretarët e përgjithsh­ëm të 55 federatave për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në lidhje me impaktin e shkaktuar nga pandemia Covid-19 në futbollin europian. "Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet më datë 23 prill dhe kjo mbledhje do të jetë menjëherë pas sesionit informues me sekretarët e përgjithsh­ëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s që do të zhvillohet të martën më 21 prill. Takimi do të përqendroh­et te planet për kompeticio­net vendëse dhe kompeticio­net europiane", citohej në njoftimin e FSHF-së. UEFA ka vendosur paraprakis­ht që federatat duhet t'i kenë mbyllur kampionate­t kombëtare përpara datës 3 gusht. Gjithsesi, kjo mbetet për t'u parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania