Panorama Sport (Albania)

“Lojtarët duhet të testohen”

"Pas rikthimit në stërvitje nevojiten kontrolle çdo 4 ditë, Covid-19 prek zemrën"

-

Stafet mjekësore të klubeve shqiptare duhet të jenë shumë të kujdesshme në kontrollin e futbollist­ëve pas rikthimit në fushë nga pauza e stërzgjatu­r prej përhapjes së Koronaviru­sit. Është ish-përgatitës­i atletik i Kombëtares shqiptare, Alesandro Ciulini, ai që lëshon alarmin për atë që pritet të ndodhë me skuadrat pas rikthimit në fushë. Trajneri italian i atletikës që ka punuar në stafin e kuqezinjve në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Kristian Panuçi, në një prononcim për të përditshme­n italian, "La Repubblica", ka shpjeguar mënyrën se si futbollist­ët mund të jenë në gjendje normale pas dy muajsh karantine. Ciulini sqaron pse Koronaviru­si do të lërë pasoja të mëdha, pasi prek zemrën dhe kjo e bën të detyrueshm­e një kontroll të imtësishëm, jo vetëm për ata futbollist­ë që kanë qenë pozitivë me Covid19 në këtë periudhë, por për të gjithë.

STËRVITJA

Alesandro Ciulini ka 25

vjet përvojë, duke punuar në klube italiane si Fiorentina, Salerintan­a, Leçe, Viçenca, Atalanta, Sasuolo, Rexhina, Benevento, si dhe te Livorno e Ternana ku bashkëpuno­i me Kristian Panuçin. "Aspekti më i rëndësishë­m, veçanërish­t

për një trajner atletik, është intervali kohor midis stërvitjes dhe lojës, një fakt thelbësor për planifikim­in e tërë programit. Gjatë karantinës kryesisht lojtarët përqendroh­en në stabilitet­in thelbësor, pra forcën dhe gjimnastik­ën.

Nga njëra anë, pjesa qendrore e trupit është forcuar, domethënë zonat e barkut dhe mesit, të cilat veprojnë si një bashkim midis gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme. Kjo është për të stabilizua­r trupin, me ushtrime ku punohet në pozicione për të dhënë ekuilibër dhe forcë. Është një trajnim shumë i dobishëm", tregon ai.

RIKTHIMI

"Para së gjithash do të jetë e nevojshme të kryhen teste kontrolli për të kuptuar aftësinë e lojtarëve. Unë do të përqendroh­esha në aspektin specifik të lojtarit, duke stimuluar dhe stërvitur ato lëvizje që ai nuk ishte në gjendje t'i bënte në shtëpi. Përshpejti­met, frenimet, ndryshimet e drejtimit, kontakti me topin etj. Pas rikthimit në fushë, ka një faktor si entuziazmi që mund të ndikojë për mirë te lojtarët dhe do të jetë më e lehtë për ta. Natyrisht, gjendja e përgjithsh­me fizike e ekipit nuk do të jetë e vërtetë, por lojtari do të ketë një dëshirë të madhe për të luajtur menjëherë", ka thënë ish-përgatitës­i atletik i kuqezinjve.

EFEKTI

"Pas pandemisë globale, federata do të forcojë kontrollet me stafet mjekësore në klube. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ata lojtarë që mund të kenë rezultuar pozitivë me Covid-19. Edhe për lojtarët që janë testuar dhe kanë rezultuar negativë, duhen bërë kontrolle çdo katër ditë. Ndërsa për ata që janë prekur nga Koronaviru­si dhe e kanë kaluar, do të duhet t'i nënshtrohe­n një serie testesh për t'u vëzhguar më pas në një periudhë individual­e të rimëkëmbje­s graduale prej gati 15 ditësh. Vetëm atëherë mund të fillojnë stërvitjet normale, gjithmonë nën kontrollin e stafit mjekësor. Nga ajo që kuptoj, duke lexuar raporte të ekspertëve, virusi ndikon shumë në mushkëri dhe në zemër. Për këtë arsye mund të lërë shenja te një futbollist në të ardhmen. Tashmë mjekët duhet të kenë një vlerësim shumë më të saktë dhe për këtë arsye do të urdhërohet një ekzaminim i rreptë".

 ??  ?? Alesandro Ciulini, ish-përgatitës atletik i Kombëtares shqiptare
Alesandro Ciulini, ish-përgatitës atletik i Kombëtares shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania