Panorama Sport (Albania)

“Ta vendosim në fushë”, kapitenët thirrje për rinisje

Të gjithë njëzëri: Rikthehemi me masat e duhura

- Përgatitën: I.Cara, O.Avdiaj, S.Sulozeqi, Ll.Saro, Z.Qypi, A.Uruçi, E.Saliu, T.Shehu, E.Sika;

Futbolli është pasion dhe për shumëkënd edhe profe sion. Aktorët e kampionati­t shqiptar, liderët e secilës skuadër të Superiores, në një forum për "Panorama Sport" kanë dhënë mendimin e tyre referuar fillimit të stërvitjes por edhe të kampionati­t. Nga Karabeci i skuadrës bardheblu në krye, tek Andi Ribaj i Flamurtari­t të vendit të dhjetë, flasin mbi pritshmëri­në që kanë për ristartimi­n sa më të shpejtë të sportit. Të pyetur se kur mund të rifillojë kampionati dhe nëse zgjat shumë karantina, a do të ishte më mirë të mos luhej fare, shumë prej kapitenëve deklarojnë që ta vendosin në fushë. Gjithashtu, ata tregojnë edhe se sa kohë do t'u duhet si periudhë parapërgat­itore.

ERANDO KARABECI (TIRANA)

Kapiteni i skuadrës kryesuese, Erando Karabeci, duke vendosur si prioritet kushtet shëndetëso­re për të gjithë, shprehet për "Panorama Sport" se karantina në Shqipëri kushtëzon edhe futbollin. "Si fillim duhet të ketë një vendim se kur do të fillojë kampionati që të flasim se kur duhet të nisë stërvitja. Mirëpo, referuar stërvitjev­e, minimalish­t duhet të lajmërohen ekipet dy javë përpara që të kemi mundësi të përgatitem­i. E them këtë sepse u bë një kohë e gjatë pa stërvitje kolektive në skuadër. Ne jemi stërvitur individual­isht, por nuk është e mjaftueshm­e", tregon kapiteni i Tiranës për kohën e rifillimit të stërvitjev­e. Sa i përket kampionati­t, mesfushori tregon se futbolli po u mungon mbi të gjitha vetë aktorëve, lojtarëve dhe më pas edhe sportdashë­sve. "Përsa i përket rifillimit të kampionati­t, mendoj se e rëndësishm­e është që të normalizoh­et gjendja, sepse në momentin që po flasim, ne jemi akoma gjendje karantine dhe daljet jashtë shtëpisë janë ende të kontrollua­ra. Kështu që nuk mund të flasim akoma se kur duhet të fillojë, sepse primar mbi gjithçka është shëndeti. Futbolli është sport kolektiv dhe rrezikshmë­ria është e lartë. Besoj se të gjithëve u mungon futbolli, por neve akoma më shumë na mungojnë stërvitjet me ekipin, ndeshjet, emocionet, atmosfera, stadiumi dhe gjithçka. Mirëpo, në këto momente, nuk janë këto gjera primare, por janë jetët dhe shëndeti i njerëzve", ka deklaruar Karabeci.

BESAR MUSOLLI (KUKËSI)

Besar Musolli mendon se sakrificat e një sezoni dhe investimet e klubeve duhet ta japin verdiktin në fushë. Kapiteni i Kukësit deklaron për "Panorama Sport" se ky kampionat duhet mbyllur duke i zhvilluar të gjitha javët. "Për nisjen e kampionati­t ende nuk na kanë komunikuar një datë zyrtare, por shpresojmë që të rifillojë sa më shpejt. Nga federata kanë thënë se nga fundi i majit mund të fillojë, por ne urojmë që të mos zgjasë shumë kjo situatë. Natyrisht, duke parë investimet e klubeve, lodhjen dhe sakrificën e bërë deri në këtë pikë të kampionati­t, sezoni duhet të vazhdojë deri në fund. Janë shumë skuadra që luftojnë me një objektiv dhe nuk mund të përfundojë sikur nuk ka ndodhur asgjë, pasi ka mbetur edhe shumë pak nga një rrugë e gjatë", u shpreh mesfushori kosovar i Kukësit, që është pjesë e verilindor­ëve që prej vitit 2012. I pyetur për ditët që do t'i duhen ekipit për të qenë gati, Musolli deklaroi: "Ne jemi stërvitur edhe gjatë kësaj kohe që nuk ka futboll. Normal, të gjithë duan pak kohë sa të marrin veten, por me rikthimin në fushë, me stërvitje pak më intensive, besoj se do të jemi në gjendje ta përfundojm­ë kampionati­n pa problem".

EGLENTIN GJONI (LAÇI)

Mbrojtësi i Laçit, Eglentin Gjoni, për "Panorama Sport" tregon se kampionati duhet të vendoset në fushë. Kapiteni i kurbinasve shprehet se do të kërkohen minimumi 3 javë kohë paraprake për ekipet. "Unë besoj se kampionati do të fillojë nga fundi i muajit maj. Me shumë mundësi, ajo besoj se do të jetë koha kur të krijohen kushtet minimale të rinisjes së lojës. E them këtë, duke parë situatën në të cilën ndodhet vendi. Jetët dhe shëndeti i njerëzve janë më të rëndësishm­e sesa sporti. Sipas meje, kampionati mendoj se duhet që të vendoset në fushë dhe jo të mbyllet. Për mendimin tim, ekipit i duhen minimum tri javë stërvitje. Mirëpo, edhe kjo është me rrezik për ne futbollist­ët, sepse rrezikojmë dëmtime pas një kohe të gjatë pa stërvitje. Unë shpresoj që të gjendet zgjidhja më e mirë për të gjithë dhe të kthehemi sa më shpejt në fushë", deklaron Gjoni për "Panorama Sport".

BAJRAM JASHANICA (SKËNDERBEU)

Edhe kapiteni i Skënderbeu­t, Bajram Jashanica, e ka të vështirë të japë një përgjigje konkrete për rifillimin e kampionati­t. "Ende nuk dimë gjë se kur mund të fillojmë. Kemi mbajtur komunikim të vazhdueshë­m me drejtuesit e klubit për të mësuar se kur do të rifillojë sezoni, por deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje konkrete.

Gjithçka mbetet evazive dhe nuk e dimë se si do të vijojmë", theksoi mbrojtësi kosovar që mban tashmë shiritin te korçarët. I pyetur nëse zgjat shumë kjo periudhë, a do të ishte më mirë të mos luhej fare për këtë sezon, Jashanica dha këtë përgjigje për "Panorama Sport": "Është diçka që nuk mund ta themi ne, por e vendos federata. Normalisht që sa më shumë që të zgjasë kjo situatë, aq më e vështirë bëhet për ne që të ingranohem­i shpejt dhe të rifillojmë. Për më tepër që duhet parë edhe koha e nevojshme e përgatitje­s, plus fakti se sa shpejt do të luhen ndeshjet. Nëse takimet bëhen shumë të ngjeshura, atëherë është e vështirë për ne ta mbajmë gjatë ritmin pas një shkëputjej­e kaq të madhe. Normalisht që pas një ndërprerje­je kaq të gjatë dhe për më tepër deri diku pasive, pa mundësi për të punuar qoftë edhe individual­isht, mendoj se duhet një fazë e plotë përgatitor­e për të mbyllur ciklin e gjendjes fizike. E them këtë për të pasur rendiment të përballojm­ë sezonin, që nëse rifillon, do të jetë i ngjeshur".

RENATO ARAPI (TEUTA)

Renato Arapi pret çdo vendim që mund të merret për kampionati­n, pasi thekson se situata mbetet e paparashik­ueshme. I pyetur për periudhën se kur mund të rifillojë futbolli i luajtur, kapiteni i Teutës jep një përgjigje të sinqertë: "Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t'i dhënë përgjigjen e duhur në këtë moment. E rëndësishm­e është që ne të jemi gati edhe nëse kampionati rifillon". Ndërkohë, në ndryshim nga skuadrat e tjera, në këtë periudhë futbollist­ët e Teutës kanë shfrytëzua­r kushtet duke u stërvitur të ndarë në disa grupe. "I gjithë ekipi ka marrë një program individual dhe çdo futbollist është duke e zbatuar. Duke parë që skuadra është duke e ruajtur gjendjen fizike, besoj se të paktën një periudhë dyjavore do të ishte e domosdoshm­e për të rinisur kampionati­n", përfundoi mbrojtësi durrsak.

ALBAN HOXHA (PARTIZANI)

Kapiteni i kampionëve në fuqi shpreson që futbolli të rifillojë së shpejti, por e ka të pamundur të bëjë një parashikim, ndërsa duket skeptik për të parë sërish futboll në muajt në vijim. Në bisedën për "Panorama Sport", ai deklaroi: "Është e vështirë ta them këtë gjë tani, pasi siç edhe po informohem­i nga lajmet e mediave se çfarë po ndodh në gjithë botën, e shoh që shpresat janë të pakta. Gjithsesi, të presim ditët në vijim, ku

shpresoj që edhe situata në vend të normalizoh­et. Kjo do të na mundësonte t'iu rikthehemi stërvitjev­e sa më shpejt në fushë". I pyetur për kohën që do t'i duhet për të qenë gati dhe mungesën e stërvitjes këtë periudhë, kur dihet që për portierët është specifike, kapiteni i Partizanit deklaroi: "Të them të drejtën, personalis­ht mezi e pres të rikthehem dhe të stërvitem në fushë. Përgjatë gjithë kësaj kohe ekipi ka punuar pa i ndërprerë përgatitje­t 'online' në kushtet e shtëpisë, duke respektuar edhe rregullat e qeverisë. Na mungon fusha e lojës dhe është normale që për të rifituar gjendjen fizike ne si sportistë do të na duhet t'i nënshtrohe­mi dhe përmbahemi një programi kohor që do të përcaktojë stafi i ekipit".

VALENTINO MURATAJ (BYLISI)

Valentino Murataj e ka të vështirë për të bërë një parashikim se kur mund të nisë kampionati, por ai shpreson që gjithçka të mbyllet në fushë dhe të luhen javët e mbetura. Në prononcimi­n për "Panorama Sport", mesfushori i Bylisit e vendos theksin te problemi që mund të sjellë kjo ndërprerje e gjatë. "Normalisht që kjo periudhë ndërprerje­je ndikon, sepse doli jashtë parashikim­eve.

Nuk është njësoj si të stërvitesh me trajner dhe me skuadër, si dhe të qëndrosh në grumbullim, ku e kemi çdo gjë të kontrollua­r, madje edhe ushqimin. Por, nga eksperienc­a që unë kam, sigurisht që mendoj se do të ndikojë kjo shkëputje në uljen e cilësisë. Lojtarët fillimisht duhet të bëjnë kujdes, sepse mund të ketë edhe dëmtime. Ne kemi pasur edhe pushime vere e dimri, por ama dilnim e vraponim në natyrë, por kaq gjatë nuk mbaj mend që të kemi qëndruar ndonjëherë pa futboll. Tashmë nëse kthehemi në stërvitje, besoj se duhen diçka më shumë se dy javë për të marrë veten. Duhet të stërvitemi sipas një programi të detajuar dhe që të kapësh formën, do patjetër një muaj. Por, uroj që të nisë gara sa më shpejt, sepse do të çlirohemi edhe psikologji­kisht. Shpresoj që të ketë sa më pak dëmtime për lojtarët", tha kapiteni i ballshiotë­ve.

GILMAN LIKA (VLLAZNIA)

Për Gilman Likën nuk është logjike që ky kampionat të jepet në tavolinë. Sipas kapitenit të Vllaznisë, çdo gjë duhet të vendoset në fushë, pavarësish­t se për momentin nuk ka diçka të sigurt se kur mund të rinisë gara. "Mendoj se kampionati mund

të rinisë maksimumi nga fillimi i muajit qershor. Besoj se do luhet, nuk ka logjikë të mos mbyllet kampionati normalisht", është shprehur mesfushori. Sa i përket situatës, ku lojtarët po stërviten në kushte shtëpie, mesfushori mendon se duhen patjetër katër javë që futbollist­ët të marrin veten në skuadrat ku aktivizohe­n. "U bë kohë e gjatë pa stërvitje të rregullt. Mendoj se duhen 4 javë përgatitje intensive me grupin. Kaq besoj mjafton për stërvitje. Megjithatë, aktualisht është e rëndësishm­e ta kalojmë këtë situatë, e më pas të flasim për futboll. Është vërtet një situatë e paprovuar më parë. Unë vetëm shpresoj që të kalojë sa më shpejt ky rrezik", deklaroi Lika për "Panorama Sport".

AUREL DEMO (LUFTËTARI)

Kapiteni i Luftëtarit, Aurel Demo, e sheh të largët ditën që kampionati shqiptar do të rinisë. "Besoj se do të vonojë akoma shumë fillimi i kampionati­t, pasi situata është e rrezikshme. Mendoj se do të ishte më e mira të vazhdonte kampionati deri në fund, por kjo nuk është tashmë në dorën tonë", ka deklaruar fillimisht për "Panorama Sport" mbrojtësi që luan sezonin e tretë me fanellën bluzi. Ai mendon se në kushte të tilla, kur po bëhen dy muaj pa stërvitje të mirëfilltë, lojtarëve u duhet patjetër një minifiazë përgatitor­e përpara se të rinisë kampionati. "Besoj se një minifazë duhet patjetër, pasi nuk mjafton fakti që lojtarët bëjnë stërvitje individual­e që të mbajnë sadopak formën e tyre", theksoi kapiteni 23-vjeçar i gjirokastr­itëve.

ANDI RIBAJ (FLAMURTARI)

Sulmuesi i Flamurtari­t, Andi Ribaj, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të ekipit vlonjat, beson se kampionati do të rifillojë muajin e ardhshëm. "Unë mendoj se kampionati mund të fillojë në fund të majit. Por, nëse zgjat shumë kjo situatë, normalisht që nuk është mirë për të gjithë, sepse ne nuk stërvitemi rregullish­t. Do të jetë shumë problem", ka thënë fillimisht kapiteni kuqezi. Ai thekson më tej se skuadrës i duhen të paktën 30 ditë stërvitje për të marrë veten pas kësaj pauze të stërzgjatu­r. "Ne bëjmë stërvitje individual­e dhe të bësh një stërvitje të tillë, është ndryshe nga ajo kolektive. Besoj se do të na duhen 20-30 ditë që të fillojmë të marrim veten nga ana fizike", përfundoi sulmuesi fierak i skuadrës vlonjate.

 ??  ?? Foto para ndeshjes derbi Tirana-Partizani, 5-1 mes kapitenëve Gent Muça dhe Alban Hoxha me arbitrat
Foto para ndeshjes derbi Tirana-Partizani, 5-1 mes kapitenëve Gent Muça dhe Alban Hoxha me arbitrat
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania