Panorama Sport (Albania)

Tifozët, shanse minimale për t'u rikthyer në tribuna

-

Nëse për momentin po diskutohet shumë mbi lirimin e masave mbi popullsinë dhe me rinisjen e shumë aktivitete­ve, ajo që duket thuajse e sigurt për këtë sezon futbollist­ik është mbyllja e stadiumeve. Në cilëndo kohë që të programohe­t rinisja e kampionati­t, është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur që të hapen dyert e stadiumeve për praninë e tifozëve. Thuajse në çdo kampionat në Europë është diskutuar mosprania e tifozëve për këtë edicion, deri në mbylljen e tij në periudhën e verës. Sado që të lehtësohen masat për Koronaviru­sin, prania e shumë tifozëve në stadium do të ishte e rrezikshme ndaj sportdashë­sit do të luten vetëm për rinisjen e futbollit për ta ndjekur nga televizion­i.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania