Panorama Sport (Albania)

Stërvitje individual­e, lojtarët "nxehmje" në kushte shtëpie

-

Prej javës së parë të muajit mars, Shqipëria është futur në gjendje karantine. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara dhe të kontrollua­ra me leje të veçanta nga Policia e Shtetit dhe instancat shtetërore. Kësisoj, futbolli ka ndalur dhe lojtarët janë dashur që të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre. Prej më shumë sesa 40 ditësh, futbollist­ët dhe stafet e skuadrave shqiptare, në kushte izolimi kanë punuar nga shtëpitë, kush me një program të detajuar të marrë nga ekipi dhe të tjerë që kanë pasur mundësinë të stërviten apo vrapojnë edhe në ambiente të hapura. Në këtë periudhë, secili ka gjetur mënyrën më të përshtatsh­me për të mbajtur formën fizike, me aq mundësi sa i lejon karantina. Ka pasur edhe prej atyre që kanë shfrytëzua­r oraret e lëvizjes, për të vrapuar në terrenet stërvitore, sigurisht duke zbatuar rregullat e distancimi­t. Forma fizike do të ketë rënie për lojtarët, por stafet teknike të ekipeve kanë gjetur mënyrat e tyre për të mbajtur sadopak në kontroll mënyrën e kryerjes së ushtrimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania