Panorama Sport (Albania)

FSHF: Plane për të nisur në qershor, jo verdikt tavoline

Shulku: Komiteti Ekzekutiv do vendosë sipas situatës

-

FSHF nuk e mendon ende se mund të japë një kampionat në tavolinë, duke pranuar verdiktet që 10 javë para fundit të sezonit në Kategorinë Superiore apo pa u luajtur ende turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë. Mirëpo, fakti që nuk ka asnjë garanci se kur mund të rinisë gara në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, ky skenar mund të bëhet i besueshëm, edhe pse çdo gjë do të varet nga pandemia pas përhapjes së Koronaviru­sit. "Panorama Sport" ka mësuar se në FSHF kanë bërë llogari që deri në fund të qershorit të kenë mbyllur çdo aktivitet. Sektori i garave ka bërë një kalendar paraprak, që mbetet thjesht si ide.

SEKRETARI I PËRGJITHSH­ËM

10 klubet e Superiores janë njohur me disa propozime për rifillimin e kampionati­t dhe këtë e ka konfirmuar në një intervistë për "Top Channel" edhe vetë sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku. "U kemi dërguar klubeve disa variante për vazhdimin e kampionati­t dhe datat e mundshme se kur mund të rifillojë, në mënyrë që më pas të vendosë Komiteti Ekzekutiv në FSHF. Gjithmonë do të veprohet në varësi të situatës. Pra, nëse ajo precipiton ose jo dhe kur do të dalim nga kjo gjendje. Nëse flasim për Superioren, kanë mbetur pa u zhvilluar 10 javë kampionat dhe gjithashtu 5 ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Nuk e kemi parë si opsion dhënien e kampionati­t në tavolinë. Kjo ndoshta mund të mendohet në një tjetër vendimmarr­je, por për momentin ne shpresojmë që të dalim shpejt nga kjo situatë dhe kampionati të rifillojë dhe të mbyllet normalisht", ka thënë Shulku.

SHEFI I GARAVE

Shefi i sektorit të garave në

FSHF, Lysien Nurishmi, për "Neës 24" ka thënë se deri tani plani është që kampionate­t e futbollit në Shqipëri, kryesisht Superliga, të fillojnë në fillim të qershorit dhe të përfundojn­ë në korrik. "Më e rëndësishm­ja është ta mbyllim në fushë kampionati­n. Do të ishte më e mira, ajo është më e rëndësishm­ja. Do të ishte mirë të përfundoni­n në fund të korrikut. Më pas do të shohim edhe për rikthimin e tifozëve. Do të ishte perfekt që të mbyllej me tifozë. Për fillimin e kampionati­t do të ishte mirë të mbyllej sa më shpejt sezoni, pasi kemi 4 skuadra që do të konkurrojn­ë në kompeticio­ne europiane dhe ia lehtësojmë UEFA-s. Muaji gusht është vendimtar për këto

skuadra. Nuk kemi menduar për skenarin më të keq dhe nuk duam të mendojmë. Duam të rifillojmë në fillim të qershorit dhe të mbarojë në fund të korrikut. Të ndryshohet skema dhe të përfundohe­n edhe 10 ndeshjet e mbetura. Të gjithë kishim një mendim që qeveria do ta fuste futbollin në paketën financiare pasi është një numër i konsiderue­shëm futbollist­ësh, staf. Duke parë që qeveria nuk e përfshiu, atëherë FSHF akordoi fondin 400 milionë lekë për t'i ardhur në ndihmë. Jemi një vend që nuk jemi rrezikuar si Italia, Spanja, Gjermania apo Belgjika, Franca. Megjithatë, UEFA do ta gjejë mundësinë që ky sezon të përmbyllet në fushë e lojës", tha Lysien Nurishmi.

 ??  ?? Lysien Nurishmi dhe Ilir Shulku
Lysien Nurishmi dhe Ilir Shulku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania