Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Lojtarët me dhjamë, të mos hapin gojë

"Nuk pres mrekulli. Ne si klube s'duam lekë, por ligje"

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi ka rreth dy muaj jashtë "skenës mediatike". Në fakt, ai është një personazh që nuk ngurron të përgjigjet për çfarëdo që e pyet. Në një intervistë për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t ka dalë kundër rrymës. Sipas tij, futbolli duhet të jetë i fundit që duhet të kërkojë nga qeveria. Ai kritikon edhe lojtarët që marrin nga 5 milionë dhe 10 milionë lekë të vjetër rroga në muaj, ndërsa i kujton komuniteti­t të futbollit se duhet t'ua lërë radhën e ankesave fillimisht minatorëve, blegtorëve dhe peshkatarë­ve.

Zoti Idrizi, si po i kaloni këto ditë në izolim?

Si të gjithë, edhe unë kam dalë nga shtëpia me leje.

A ka pasur probleme në këtë periudhë ndonjë pjesëtar i Flamurtari­t?

Janë mirë të gjithë. Kështu mirë thonë këta... Po morën lekë, janë mirë, po nuk morën, pastaj janë të gjithë të sëmurë. Ju e dini historinë si është. Në telefon kam folur vetëm me trajnerin, ndërsa nga lojtarët me Ribajn dhe Sukajn. Me pjesën tjetër nuk kam kontakte.

Pak ditë më parë policia gjeti disa persona duke luajtur futboll në fushën e Pyllit të Sodës. Ju bëri përshtypje kjo…?

Ajo ngjarja e atyre djemve te Pylli i Sodës, falë gazetës suaj u bë publike dhe pati ndërgjegjë­sim. Është çudi e madhe që duhet t'u shpjegojmë këtyre djemve tanë, që e drejta ose dëshira për futbollin nuk është mbi të drejtën dhe dëshirën për jetën e tyre.

Qeveria nuk e përfshiu futbollin në paketën e kompensimi­t të dëmeve nga Koronaviru­si. Keni një koment për këtë?

Nuk dua të jem kundër rrymës, por futbolli duhet të jetë i fundit që të kërkojë nga qeveria. Nëse kërkon futbolli i pari, ç'do të thonë zejtarët, blegtorët dhe bujqit, peshkatarë­t dhe minatorët…?!

OK, por edhe futbollist­ët paguajnë taksa dhe sakrifikoj­në në profesioni­n e tyre…

Futbollist­ët tanë të mos e hapin gojën fare. Kanë dhjamë të tepërt, kanë rroga nga 5 milionë dhe nga 10 milionë lekë në muaj. Të hanë ato dhe t'i lënë pretendime­t. Ne si klube nuk duam lekë, por ligjet.

Por, edhe ligjin për sportin qeveria e ka zvarritur ama…

Qeveria urgjentish­t të bëjë ligjin dhe të privatizoj­ë sportin. Ka më shumë nga ne që duhet të kërkojnë. Kur e thotë këtë një klub fukarenjsh që përfaqësoj

unë, llogarit këto klubet e të pasurve. Këto nuk kanë pse ndihen. Një rrogë futbollist­i te klubet e mëdha të Shqipërisë është minimumi 5 mijë euro. Nuk u dalin këtyre këto lekë?

Gjithsesi, ka pasur jo pak polemika së fundmi nga FSHF dhe klubet për faktin se kryeminist­ri nuk i mbështeti në këtë situatë, madje duke thënë se injoroi futbollin...

Nuk është puna tani për të ndarë. Nuk jemi ne etaloni i drejtësisë. Unë nuk e di se çfarë kërkojnë klubet më shumë nga Edvin Libohova. Përpara kësaj na sollën neve një letër për të kërkuar ndihma nga qeveria, por unë nuk e firmosa. E dini çfarë kërkonin? Ndihma për

shkak të ndërprerje­s së kampionati­t, thoshin se kemi humbje në të ardhurat e marketingu­t, të shitjes së të drejtës televizive dhe biletave. OK. Po sikur të dalë qeveria nesër dhe të thotë: Në rregull zotëri, po jua rimbursojm­ë. Të më tregojë mua një klub i vetëm shqiptar, që në deklaratat vjetore të tij ka bilancin e muajve mars dhe prill!

Ta nisim nga ju si Flamurtar, e keni këtë bilanc?

Unë vetë si klub nuk kam dhe nuk kam çfarë t'i kërkoj. Unë nuk kam humbje nga marketingu, as nga shitja e biletave, as nga e drejta televizive.

Si e gjykoni fondin që FSHF akordoi për të ndihmuar klubet?

Është një fond emergjence dhe bujarie. Realisht është një gjest bujarie e FSHF-së. Por, larg qoftë nëse kjo situate zgjat 3, 4, 6 muaj, po FSHF ku do i gjejë këto lekë të tjera. Ka edhe ca argumentim­e të tipit bolshevik, që kanë bërë ndërtesë milionëshe. Po shumë bukur mo, ku doni ju ta ketë godinën FSHF, te kasollja e Ganigatit.

Si do të jetë e ardhmja e Flamurtari­t, do të vazhdoni në krye të klubit apo do të largoheni?

Deri në datën që kam detyrën do të vazhdoj të qëndroj. Nëse do të vazhdojë ligji i sportit deri në këtë datë, patjetër që do të qëndroj, nëse jo, do të zeroj të gjitha detyrimet e mia

dhe do të largohem.

Mendoni se mund të ndodhë një mrekulli nëse zgjerohet Superiorja dhe të shpëtoni edhe këtë sezon?

Po jo mo, jo. Nuk ka nevojë Flamurtari. Mos i ngatërroni këto histori. Ki parasysh një gjë, që në Vlorë nuk ka tigra prej letrash. Nuk ka nevojë Flamurtari për gjynahqarë që të ndodhë mrekullia. Atë që kam humbur në fushë, nuk ka shanse ta kërkoj më në tavolinë. Do të ndërrohet skema, do të rri skema, ky është problem tjetër. Unë e kam thënë edhe herë tjetër që kjo skemë nuk është për Shqipërinë.

Atëherë prisni edhe ju një ndryshim të strukturës…?

Jo këtë vit, meqë duket se jemi ne të fundit. Vitin tjetër le ta ndërrojnë këta, ta bëjnë me 14 skuadra. Nuk shtyhet ky futboll o burrë. Të shkoj të bëj katër ndeshje me Kukësin, me Durrësin, me këtë e me atë, çfarë kuptimi ka?! Edhe krushqit po të erdhën në shtëpi dy herë në vit, të mërziten.

Si mendoni ju se duhet të vijojë ky kampionat pas rikthimit në normalitet?

Të gjithë flasin kot. Bëjmë sikur japim mendje kot ne këtu. U fitua lufta me Koronaviru­sin, do të fillojë kampionati. Nuk u fitua, të bëjnë çfarë të duan ata ustallarët e mëdhenj që vendosin. Ne thjesht ngremë dorën dhe kaq…

 ??  ??
 ??  ?? SKËNDERBEU-FLAMURTARI 1- 0
Çast nga ndeshja e parë e fazës së tretë
SKËNDERBEU-FLAMURTARI 1- 0 Çast nga ndeshja e parë e fazës së tretë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania