Panorama Sport (Albania)

Halilaj: Qeveria na ktheu kurrizin, tani nuk ndihmon as bashkia

Presidenti i Luftëtarit: FSHF të veprojë si Belgjika me kampionati­n

- Tomor Shehu

Një tjetër drejtues klubi në Kategorinë Superiore mbështet idenë e presidenti­t të Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, pas injorimit që qeveria i bëri futbollit shqiptar. Kreu i klubit gjirokastr­it, Bekim Halilaj, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", e cilëson të papranuesh­me shpërfillj­en që i ka bërë shteti në këtë moment sportit. Ai mendon se nëse kjo situatë pandemie zgjat, FSHF duhet të veprojë si Belgjika, duke mbyllur kampionati­n bazuar te renditja aktuale. Presidenti i Luftëtarit bën apel se pas rikthimit në fushë, të gjithë futbollist­ët duhet të testohen për virusin, ndërsa përshëndet ndihmën modeste që akordoi FSHF për klubet.

Zoti Halilaj, së pari a kanë pasur ndonjë shqetësim personat që janë të lidhur me Luftëtarin në këtë periudhë pandemie?

Situata është e mirë. Kemi kontakte të vazhdueshm­e me stafin dhe lojtarët. Zbatojnë të gjitha rregullat dhe udhëzimet e specialist­ëve për këtë situatë. Edhe futbollist­ët mundohen të stërviten në kushte shtëpie me aq mundësi sa kanë, thjesht për të mbajtur një përqindje të përgatitje­s fizike. Natyrisht, në terren është shumë ndryshe dhe duhet kujdes kur të fillojnë stërvitjet nga dëmtimet.

Qeveria refuzoi ta fuste futbollin në paketën e kompensimi­t pas ndërprerje­s së aktivitete­ve. Ju zhgënjeu ky fakt?

Që të jem i drejtpërdr­ejtë, qëndrimi i qeverisë karshi futbollit është i papranuesh­ëm dhe absurd. Duke u nisur nga ligji i sportit, që zvarritet dhe nuk votohet kaq kohë, si dhe vendimi i fundit për ta lënë jashtë futbollin nga paketa ndihmëse për këtë situatë. Kjo tregon edhe një herë vullnetin negativ që ka qeveria. Dëgjoj deklarata në media nga përfaqësue­sit e qeverisë se klubet fitojnë miliona nga futbolli. Si e mendojnë që mund të ndodhë kjo?! Atëherë si është e vërteta sipas jush?

Do ju sjell vetëm një fakt. Një lojtar i Kategorisë Superiore paguan dhjetë herë më shumë se një punonjës që ka deklaruar rrogën minimale tatim mbi të ardhura personale. Pra, futbolli është edhe tatimpague­s në shtet. I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë dhe kryeminist­rit, që është marrë edhe me sport, që të na shikojë me shumë vëmendje. E them, sepse në rast mosmbështe­tjeje, falimentim­i i klubeve nuk është i largët. Pasojat do të jenë shumë të mëdha edhe nga ana sociale, përveç asaj ekonomike. Futbolli përshin rreth 22 mijë vetë që merren me të në Shqipëri, prandaj dhe qeveria të bëjë atë që bënë fqinjët. Të veprojë si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. FSHF akordoi një fond për t'u ardhur në ndihmë lojtarëve dhe stafeve teknike të klubeve. Sa ju ndihmon kjo?

Federata jonë, duke parë reagimin e qeverisë, që i ktheu kurrizin futbollit, bëri një akt që është për t'u përshëndet­ur edhe nga vetë qeveria. Nuk e la futbollin në mëshirën e fatit, bëri atë që është më njerëzore. Ndoshta ekipet e Superligës kjo nuk i ndihmoi shumë, por fakti që federata i mbështeti të gjitha shtresat që nuk kanë të ardhura nga burime të tjera, është për t'u përshëndet­ur. Është një ndihmë modeste dhe shumë njerëzore në këto kushte që ndodhemi.

Presidenti Duka ka paralajmër­uar se në varësi të situatës kampionati mund të nisë në qershor. Ju si klub prisni të ndodhë ndonjë mrekulli, apo do të mendoni për Kategorinë e Parë?

Kam dëgjuar, ose më saktë po bëhet një parapërgat­itje nga ana e federatës që kampionati të rifillojë në qershor. Kështu janë edhe udhëzimet e FIFA-s dhe UEFA-s, që kampionate­t të mbarojnë në fushë. Por, asnjëri nuk e di sa do të vazhdojë kjo situatë dhe sa të gatshëm do të jemi për ta rifilluar garën. Të gjithë e dimë se për të nisur kampionati duhet një fazë intensive përgatitor­e për të përballuar ndeshjet e ngjeshura që do bëhen, gjithnjë nëse rifillon në qershor. Dhe nuk e dimë sa është e përballues­hme që lojtarët mund të vijnë në formë pas kësaj periudhe me stërvitje në kushte shtëpie. Gjithashtu, duhen bërë teste për futbollist­ët para fillimit, pasi larg qoftë nëse del një lojtar pozitiv me Koronaviru­s, atëherë çfarë ndodh? Vazhdon gara apo ndërpritet…?! Ne si ekip, pavarësish­t situatës ku ndodhemi në klasifikim, do të respektojm­ë vendimin e shumicës. Por, nëse situata vazhdon kështu, unë jam dakord me presidenti­n e Skënderbeu­t.

Takaj ka thënë të mos luhet më fare futboll dhe kampionati të cilësohet i mbyllur me këtë renditje…

Po, të ndërpritet kampionati, pasi kështu me këtë ndërprerje kaq të gjatë, dëmton edhe fillimin e sezonit tjetër. Dhe në këtë rast ta bëjnë siç e bëri Federata e Belgjikës apo siç po e mendon seriozisht Anglia. Të shpallet ekipi kampion dhe klubet që dalin në Kupat e Europës siç është renditja në këto momente dhe të mos zbresë asnjë klub nga kategoria.

Çfarë kostoje ka klubi i Luftëtarit për një muaj, duke futur këtu rrogat e lojtarëve dhe detajet e tjera?

Dihet nga të gjithë që të mbash një ekip futbolli, duhet të jesh mirë nga ana financiare që të investosh, pasi kostoja është e lartë. Janë pagat e lojtarëve, stafit të ekipit të parë, akademisë, personelit, punëtorët e stadiumit, udhëtimet, hotelet, restoranti, akomodimi i lojtarëve gjatë sezonit dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Një kosto shumë e madhe, që me vështirësi përballohe­t në situata normale, që ka dhe sponsorizi­me, shitja e biletave dhe të tjera të ardhura. Por, në këtë situatë që ndodhemi dhe po vazhdoi akoma, falimentim­i nuk është i vështirë edhe për bizneset tona. Klubi im koston mujore e ka nga 65 deri në 70 mijë euro në total për të gjitha shpenzimet që fola më lart.

Si janë raportet tuaja me Bashkinë Gjirokastë­r, si pjesë e shoqërisë aksionere të Luftëtarit?

Bashkia është ortake me 25% të aksioneve në klub. Kemi pasur shumë kontakte dhe dhënie mendimesh të ndryshme në fillim të sezonit me kryetarin aktual. Kishte shprehur dëshirën e mirë për të ndihmuar me pjesën që i takon. Por, siç duket, kryetari i bashkisë po ndjek udhëzimet e qeverisë dhe nuk do të ndihmojë. Të vetmen pagesë që ka bërë bashkia është 10 milionë lekë të vjetër që ka derdhur për ekipin, e cila në fakt është një pjesë e 57 milionë lekëve të vjetër të fituara nga klubi me vendim gjykate që në vitin 2018. Nuk është paguar as kësti prej 57 milionësh i vitit 2019, ndërsa për vitin 2020, bashkia nuk ka planifikua­r asnjë fond për klubin. Kjo është situata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania