Panorama Sport (Albania)

Afrikanët, mes "katër rrugëve"

- Ll. Saro

Katër afrikanët e Skënderbeu­t janë ngujuar në Korçë. Në pamundësi për t'u kthyer në vendlindje, senegalezi Zhak Ndeki, si dhe ganezët Alfred Mensah, Emanuel Esien dhe Randy Dumfur po e kalojnë karantinën në Shqipëri. Natyrisht klubi është munduar t'u qëndrojë sa më afër, por vështirësi­të janë të mëdha në këtë moment, veçanërish­t në aspektin financiar. Lojtarët janë në banesa me qira, ndërsa mbyllja e kufijve si pasojë e masave të marra nga qeveria, ua ka shuar çdo shpresë për të udhëtuar pranë familjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania