Panorama Sport (Albania)

Batha dhe Çelhaka: Të luhet, Tirana e meriton titullin edhe në tavolinë

Rrëfehen motorët e mesfushës bardheblu për situatën e izolimit

- OLSI AVDIAJ

Idriz Batha dhe Jurgen Çelhaka janë motori i Tiranës, pasi falë formës së tyre mesfusha bardheblu ka qenë në "top-formë" në kampionat, të cilën e komandojnë me meritë. Batha është një nga ata futbollist­ë, i cili këtë sezon me Tiranën ka dhënë më të mirën, duke qenë një nga liderët e skuadrës, por edhe golashënue­s duke realizuar disa gola me vlerë. Ndërsa Çelhaka është zbulimi i sezonit te Tirana dhe në shumë ndeshje ka bërë diferencën. Në prononcimi­n e tyre për "Panorama Sport" kanë folur për periudhën e izolimit dhe ditët pa futboll, por edhe për vazhdimësi­në e sezonit. Sipas tyre, edhe nëse sezoni mbyllet pa 10 ndeshjet e mbetura, Tirana e meriton titullin edhe në tavolinë, pasi diferenca prej nëntë pikësh me vendin e dytë tregon dominimin e bardhebluv­e në kampionat.

IDRIZ BATHA

Situata - "Izolimi mbetet izolim. Kurrsesi nuk mund të jemi në humor kështu, sado që kjo është rruga më e mirë dhe më e sigurt për të gjithë ne dhe familjet tona".

Futbolli - "Është shumë e vështirë jeta pa futboll, sepse kemi kaq shumë vite që stërvitemi përditë dhe i kemi kushtuar çdo gjë futbollit. Madje edhe mënyrën e jetesës e kemi ndërtuar rreth tij".

Stërvitja - "Mundohemi nga pak si në kushte shtëpie për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të kaluar kohen, që gjithsesi nuk ka lidhje me atë që ne jemi mësuar të bëjmë".

Ndeshjet dhe titulli - "Nuk e kam idenë fare se çfarë zgjidhjeje

do t'i japë federata situatës, por e rëndësishm­e është të mbarojë kjo gjendje dhe të rifillojë gara sa më shpejt. Personalis­ht dua ta fitoj titullin në fushë dhe jo kështu (në tavolinë), por në rast se kjo do jetë zgjidhja e vetme, sigurisht ekipi që e meriton jemi ne. Kjo edhe për faktin se kemi krijuar një shkëputje të konsiderue­shme", tha Batha.

JURGEN ÇELHAKA

Izolimi në shtëpi - "Izolimi në shtëpi po shkon mirë, por ne futbollist­ët nuk jemi mësuar me këtë situatë dhe e kemi pak më të vështirë se të tjerët, duke u mbyllur mes katër mureve. Është shumë e vështirë, sepse jemi mësuar të bëjmë çdo ditë stërvitje dhe të argëtohemi duke luajtur futboll".

Stërvitja - "Profesor Kosta (përgatitës­i atletik) na ka dhënë ushtrimet e nevojshme për të ruajtur formën fizike në kushtet e shtëpisë. Ama sërish nuk mund ta zëvendësoj­ë stërvitjen në fushë puna në palestër".

Titulli në tavolinë - Duke mos pasur datë rikthimi, i bie që kampionati mund të luhet edhe në verë. Por, nëse ndërpritet këtu, i bie që Tirana ta marrë titullin në tavolinë. Në lidhje me këto dy çështje, Çelhaka u shpreh: "Është e vërtetë që nuk dihet kur mund të rinisë kampionati. Ne jemi profesioni­stë dhe gati që të luajmë në çfarëdo lloj kohe. Janë disa opsione të ndryshme, por neve na pëlqen që të rinisë kampionati dhe titullin ta fitojmë në fushë. Nëse do jepet në tavolinë, është e dukshme që e meritojmë ne, sepse kemi krijuar shkëputje nga ekipet e tjera".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania