Panorama Sport (Albania)

“Partizani do rikthehet më i fortë”

Izolimi nga virusi e ka një të mirë për mbrojtësin, e gjithë vëmendja te vajza e vogël

- ILIR CARA

Egzon Belica, një nga "shtyllat" e Partiza nit, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" tregon edhe anën e mirë që ka sjellë izolimi nga epidemia e Koronaviru­sit. Mbrojtësi nga Struga u bë baba pak ditë para shpërthimi­t të epidemisë dhe sipas tij, e gjithë vëmendja familjare është përqendrua­r te vajza e vogël. 29-vjeçari tregon se për futbollist­ët është një periudhë e vështirë, që do të ketë ndikim kur ata të kthehen në normalitet. Belica e pranon se Partizani nuk po bën një sezon të mirë, por shpreson që me rikthimin në aktivitet, ku kanë mbetur edhe 10 ndeshje, kampionët në fuqi të arrijnë objektivin minimal, pjesëmarrj­en në Europë. Për "Panorama Sport" Belica thekson se ky sezon kërkon një analizë të hollësishm­e, ku të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga gabimet e bëra. Në fund, Egzon Belica shpreson që aventura me Partizanin të jetë sa më e gjatë, pasi ndihet mjaft mirë në familjen e kuqe.

Egzon, së pari si jeni me shëndet dhe si po e kaloni karantinën?

Ju falënderoj për pyetjen dhe ju them se ne jemi të gjithë mirë. Dëshiroj dhe ju uroj edhe ju si staf dhe të gjithë lexuesit të jenë mirë gjithashtu. Jo vetëm në këto kohë pandemish dhe sëmundjesh, dua të

them se shëndeti është mbi të gjitha, prandaj kujdes dhe të ruajmë veten sa më shumë.

Sa e vështirë është për një sportist që të rrijë i mbyllur kaq gjatë?

Është e vështirë për të gjithë besoj. Por ne sportistëv­e na është bërë e vështirë pak më shumë, sepse puna jonë kërkon të jemi jashtë shtëpisë. Duke qenë e pamundur dhe me ambientet e shtëpisë jo çdoherë të përshtatsh­me, është bërë mjaft e vështirë. Uroj dhe shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt, sepse të them të drejtën është bërë problem për të gjithë, jo vetëm për ne si futbollist­ë.

Si jeni përgatitur gjatë kësaj periudhe dhe kjo ndërprerje do të ndikojë te futbollist­ët kur të rikthehen në aktivitet?

Sipas mendimit tim, patjetër që do të ndikojë. Me më shumë se një muaj jashtë fushave do të duhet pak kohë për të rimarrë veten. Por, që ky proces të jetë më i lehtë mundohemi të bëjmë stërvitje në ato ambiente shtëpie që kemi mundësi. Ne stërvitemi bashkë si ekip të paktën 5 herë në javë së bashku me stafin dhe përgatitës­in atletik me një program "online" dhe shpresoj që sadopak të na mbajë në formën tonë sportive.

Karantina mund të merret disi për mirë nga ju, pasi si baba i ri keni pasur kohën e mjaftueshm­e për të qëndruar pranë bashkëshor­tes dhe vajzë së vogël…

Një gjë të mirë do e kishte edhe kjo situatë. Nuk duhet të shohim vetëm anët e vështira të saj. Të paktën tani kemi mundësinë të jemi shumicën e kohës pranë njerëzve tanë (për mua vlen pak më shumë).

Shpresoj që situata të ndryshojë për mirë dhe jeta të vazhdojë në normalitet dhe t'u gëzohemi ditëve të mira bashkë me anëtarët e rinj të familjes.

A ju jepet të bëni punë shtëpie, apo keni mësuar në këtë periudhë izolimi?

Po mundohem të ndihmoj deri në atë pikë sa të mos prish diçka apo të mos bëj ndonjë dëm më të madh (qesh). Por duhet ta pranoj tani, më shumë po i gëzohemi gocës së vogël dhe e gjithë vëmendja është përkushtua­r tek ajo. Punët e shtëpisë mund të presin.

A jeni që sezoni të mbyllet duke i luajtur javët e mbetura, pasi nëse përfundon këtu, i bie që Partizani të mbetet pa Europë?

Unë shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe ne të rikthehemi atje ku duhet, tek aktiviteti, te stërvitjet si dhe te ndeshjet. Janë edhe 10 ndeshje për t'u luajtur, ndaj është çdo gjë ende në lojë. Jam i sigurt se do rikthemi më të fortë nga kjo situatë dhe ta mbyllim këtë sezon, që deri tani nuk është nga më të mirët për ne.

Si një nga lojtarët më me përvojë në skuadër, mund të na sqaroni se çfarë ka ndodhur këtë vit me Partizanin, ku nga ekip kampion tani rrezikon të mbyllë një sezon pa asnjë objektiv të realizuar?

Siç e thashë edhe më lart, ky nuk është sezoni që ne kishim menduar. Mendoj se s'duhen anashkalua­r këta muaj dhe ky sezon, por duhet nxjerrë mësim prej tyre dhe të përmirësoh­emi të gjithë, që sa më shpejt ta kthejmë Partizanin aty ku ishte vjet.

Partizani është krenuar në vitet e fundit për mbrojtjen solide, por në pjesën e dytë të sezonit aktual, ky repart ku bëni pjesë edhe ju, ka pasur shumë probleme dhe keni pësuar shumë gola. Çfarë ka ndikuar?

Po, është e vërtetë që Partizani këtë vit ka pësuar më shume gola se vitet e tjera, gjë për të cilën nuk mund të jemi krenarë. Sezonit aktual është mirë t'i bëjmë një analizë të hollësishm­e ne si lojtarë dhe të shikojmë ku kemi gabuar. Nuk besoj se diçka ka ndikuar, por di të them se fitojmë dhe humbasim të gjithë bashkë.

Pas fitimit të titullit kampion me Partizanin rinovuat sërish, mund ta dimë se cila do të jetë e ardhmja e Egzon Belicës?

Kontratën me ekipin e Partizanit e kam deri në vitin 2021, kështu që deri atëherë do të jem këtu. Pastaj nuk është se vendos vetëm unë. Dëshira do ishte e madhe të qëndroja gjatë, se jam ambientuar shumë mirë, por për këto gjëra vendos klubi. Gjithsesi, besoj se ka edhe mjaft kohë deri atëherë. Detyra jonë është që të kthejmë skuadrën në rrugën e duhur.

 ??  ?? Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, me bashkëshor­ten dhe vajzën
Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, me bashkëshor­ten dhe vajzën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania