Panorama Sport (Albania)

Rama: Futbolli deklaron paga të rreme, si kompani fasone

-

Gjatë kësaj periudhe ka pasur polemika në distancë mes njerëzve të futbollit dhe kryeminist­rit Edi Rama, pasi ky i fundit vendosi që të mos japë asgjë për futbollin në vend. Jo vetëm kaq, por kreu i qeverisë ka theksuar se klubet e futbollit nuk meritojnë të ndihmohen financiari­sht në këtë situatë, sepse paguajnë sigurime shoqërore si të ishin një kompani fasonerie, pra nuk deklarojnë pagat reale. "Më vjen keq, paketa e qeverisë në bazën e saj ka ata njerëz që kanë më shumë nevojë. Futbolli? Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe t'i adaptohen kësaj lufte. Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet e futbollit. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme, le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti. I mirëkuptoj futbollist­ët, por qeveria nuk ka mundësi t'i ndihmojë", deklaroi mes të tjerash kryeminist­ri Rama në daljet e tij publike sa i takon paketës financiare të qeverisë për situatën ku është përfshirë vendi ynë. Ai e ka përjashtua­r futbollin nga "paga e luftës", duke sjellë zemërim të thellë te drejtuesit e klubeve, sidomos të atyre të Superiores, të cilët kanë reaguar ashpër, duke kërkuar madje mbylljen e kampionati­t që në këtë moment, siç është rasti i presidenti­t të Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, apo edhe atij të Luftëtarit, Bekim Halilaj. Sipas tyre, klubet po falimentoj­në dhe nuk ka arsye pse të vazhdojnë të paguajnë futbollist­ët. Ndihmën e vetme deri tani klubet e kanë marrë nga FSHF-ja, por edhe në këtë rast jo të gjithë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania