Panorama Sport (Albania)

Kush e merr pagën nga FSHF-ja

-

Pasi vendosi të jepte një pagë prej 30 mijë lekësh për njerëzit e futbollit për periudhën 15 mars-15 prill, federata bëri të ditura edhe kategoritë që e përfitojnë atë. Nga paketa në fjalë përfitojnë futbollist­ët e Superiores, stafet dhe çdo punonjës i siguruar, por ata që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Kjo do të thotë se përfitojnë shumë pak arbitra dhe mjekë, sepse ata kanë edhe një punë tjetër. Kategoritë që përfitojnë: Futbollist­ët e Superiores dhe stafet, çdo punonjës i siguruar i tyre.

Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjera marrin pagesën e plotë prej 30 mijë lekësh të rinj. Anëtarët e stafeve të klubeve, të cilët janë të angazhuar parttime, përfitojnë gjysmën e pagesës.

Të gjithë trajnerët e moshave që nuk janë në një punë tjetër, marrin pagesën e plotë. Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës. Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër, do të marrin pagesën e plotë.

Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania