Panorama Sport (Albania)

Pogradeci, Jahaj: S'kemi frikë t'i kthehemi fushës, të japim një mesazh

Mesfushori Mesfushori i liqenorëve: Superioren e duam nga fusha

- Romeo Xinxifi

Pogradecar­ët presin me qetësi vendimin për rifillimin e garës. Drejtuesit edhe futbollist­ët e ekipit liqenor nuk kanë dashur që kjo garë të përfundont­e këtu, edhe pse mund t'u shkonte për shtat në këtë moment. Kapiteni Saimir Jahaj ka mendimin se gjithçka duhet ta vendosë fusha dhe thekson se pogradecar­ët nuk kanë aspak frikë për rikthimin. Sipas tij, futbolli duhet të japë një mesazh për më shumë besim dhe shpresë se gjithçka duhet parë si më parë, natyrisht duke u qëndruar strikt rregullave. Ja intervista e plotë e Saimir Jahajt për "Panorama Sport":

Jahaj, si e keni kaluar dhe si po e përjetoni këtë periudhë?

Do të thosha shumë mirë për sa i përket shëndetit. Më vjen mirë që asnjë prej ekipit tonë, futbollist­ë, trajnerë dhe drejtues, nuk kanë pasur as më të voglin problem, ashtu siç më vjen mirë për gjithë komuniteti­n e futbollit dhe për të gjithë pogradecar­ët, që nuk ka pasur asnjë rast deri tani. Në aspektin sportiv vërtet ka qenë e vështirë, sepse ne jemi mësuar me një jetë shumë aktive dhe të përjetojmë emocione në fushë. Ndërprerja na gjeti në momentin tonë më të mirë.

Nëse do të vendosej për rifillimin e stërvitjes dhe garës, sa kohë i duhet Pogradecit të jetë gati?

Ne mezi po presim. Nuk ka pse të kemi frikë, por kujdes në këto momente. Nëse dalim në stërvitje, duhet të respektojm­ë rregullat e largësisë, më pas shpresoj të rikthehemi në normalitet.

Po nëse gara përfundon këtu, me renditjen aktuale...

Ne kemi aq besim te vetja dhe nuk duam asnjë favor apo ndihmë, gjithçka duam ta zgjidhim duke mundur kundërshta­rët në fushë, për të mos i lënë vend asnjë abuzimi dhe komenti për të thënë se si do të kalonim në Superligë.

Thatë që ndërprerja erdhi në momentin më të mirë për ju?

Po, ishim në momentin më të mirë. U bë kohë e gjatë që nuk stërvitemi, vërtet kemi punuar në mënyrë individual­e, por kjo nuk mjafton, sepse futbolli është lojë kolektive dhe kërkon bashkëvepr­im dhe bashkërend­im. Në kushte normale do të na duhej një periudhë 4-javore për të rimarrë veten, por duke parë kushtet, them se edhe dy javë janë të mjaftueshm­e. Jemi në kushte të njëjta të gjithë.

Do të mungojnë spektatorë­t, edhe sikur kampionati të rifillojë. Sa ju penalizon ky fakt?

Natyrisht, ka ndikimet e veta, por deri sa flitet për të mbrojtur njerëzit dhe deri tani është bërë shumë mirë, nuk ka pse të rrezikohet. Le të përshtatem­i me këto kushte. Mendoj se duke zbritur ne në fushë për të luajtur ndeshjet, do të japim një mesazh shumë të madh shprese se gjithçka do të kthehet në normalitet, nuk ka pse të kemi frikë, por kujdes, e përsëris.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania