Panorama Sport (Albania)

Sindikata ngre zërin për klubet e bashkive

-

Sindikata e Futbollist­ëve Profesioni­stë ishte e para që i kërkoi me një shkresë zyrtare qeverisë të ndihmojë futbollin në këtë periudhë të vështirë. Përgjigjja ishte negative dhe më pas reagoi FSHF-ja me një pagë modeste, por edhe ajo jo për të gjithë klubet, sepse la jashtë klubet e financuara nga bashkitë. Edhe për këtë çështje ka reaguar Sindikata e Futbollist­ëve, duke publikuar një deklaratë në faqen e saj zyrtare. "Si fillim, e falënderoj­më FSHF-në për atë që bëri, por kemi marrë shumë ankesa nga futbollist­ë të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, të cilët kanë thënë se nuk janë paguar nga bashkitë dhe janë në vështirësi të mëdha ekonomike. Sindikata e Futbollist­ëve i kërkon FSHF-së të përfshihen në paketën e ndihmës edhe këta futbollist­ë, kontratat e të cilëve janë të depozituar­a pranë federatës", shkruhej mes të tjerash në deklaratën e sindikatës. Megjithatë, FSHF-ja nuk ka pasur ndonjë reagim pas kërkesës së sindikatës dhe duket se nuk ka ndërmend që të japë pagë për futbollist­ët e atyre skuadrave që financohen nga bashkitë. Drejtues të këtyre klubesh kanë reaguar dhe kanë pohuar për "Panorama Sport" se ndihma e FSHF-së nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania