Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi i bindur: Verdiktet, 100% në fushë

Kryesuesit e Grupit B ishin në superformë para ndalesës

- BUJAR RAMA

Optimist për ri fillimin e kampi onatit dhe për një garë që do të luhet normalisht, që verdiktet do të jepen në fushë. Ky është qëndrimi dhe opinioni i trajnerit të Apolonisë, Artan Mërgjyshi, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ku mes të tjerash ai shpreh bindjen se futbolli në Shqipëri mund të përfundojë shumë më herët nga afati fundor i përcaktuar nga UEFA.

Mërgjyshi, si e keni menaxhuar situatën, në ç'gjendje është skuadra?

Jemi munduar t'i mbajmë lojtarët sadopak në gjendje. Secili, sipas kushteve në shtëpi, është stërvitur me një program të bazuar mbi ushtrimet e forcës, muskulimit dhe koordinaci­oneve. Jemi munduar të mbajmë deri diku formën, duke pritur datën e rikthimit. Gjendja ka qenë nën kontroll, shumë e mirë. Nuk ka pasur probleme me asnjë lojtar, as me familjarët e tyre. Të gjithë kanë vazhduar sistematik­isht stërvitjen individual­e.

Po për futbollist­ët që nuk janë kthyer pranë familjeve, si rasti i Ejoh, a ka pasur ndonjë përkujdesj­e nga klubi?

Patjetër, për Ejoh dhe dy vajzat nigeriane të ekipit të femrave, klubi ka marrë masa për ushqimin dhe akomodimin. Për stërvitjen kemi menduar ne si staf teknik. Çdo gjë ka shkuar si duhet këtë periudhë.

Sa dhe si ndikon në një skuadër një ndërprerje kaq e gjatë?

Nuk është gjë e mirë për të gjithë kjo kohë e gjatë. Kërkohet një periudhë e gjatë parapërgat­itjesh, formula e kampionati­t nuk pret shumë dhe duhet obligim maksimal në garë, sepse në dy ndeshjet e para besoj se zgjidhet 70% e fateve të sezonit. Nuk kemi shumë kohë për t'u përshtatur dhe kjo na penalizon të gjithëve. Ne pretendoni­m diçka më shumë, sepse u ndalëm në momentin kur shpresonim të bënim diferencën për kushtet që ka Apolonia. Kishim bindjen se nga marsi, të paktën fizikisht, do ishim më mirë se rivalët. Ndalesa na ka dëmtuar.

UEFA ka caktuar 31 gushtin si datë të fundit për mbylljen e sezoneve? A do të përfundojë futbolli ynë brenda këtij afati?

Jo vetëm tani që po marrim

lajme të mira, por dhe më parë kam qenë optimist se kampionati do zhvillohet. Në Shqipëri po se po, por edhe në Itali e Spanjë. Verdikti do jepet vetëm nga fusha. Fundi i gushtit është një periudhë e mjaftueshm­e, por besoj se kampionati në vendin tonë do rifillojë në fund të majit. Më 10-15 maj nisim stërvitjen dhe gjer në fillim të korrikut kampionati mbyllet.

Po nëse situata precipiton gjer në moszhvilli­m të garës, cila do të ishte formula më e përshtatsh­me, sipas jush?

Me këtë hipotezë do kishte shumë pakënaqësi për çdo formulë. Nëse do bëhej mbi bazën e renditjes aktuale, mirë ekipet që janë në vendet e para, po ato që ndodhen në fund? Ka shumë skuadra me diferenca të vogla në pikë dhe me pretendime. Imagjinoni Kupën! Këto dilema do shkaktonin pakënaqësi për shumë ekipe. Pastaj, do duhej një vendim i Komitetit Ekzekutiv për një formulë, meqë është situatë e jashtëzako­nshme, duke menduar edhe për strukturën e kampionati­t të ardhshëm. Që do të thotë: të mos kishte rënie nga Superiorja, të ngjiteshin 4 ekipe dhe kampionati të bëhej me 14 e në fund të sezonit të rrëzoheshi­n 4 nga kategoria, që Superliga t'i rikthehej numrit 10. Kështu të veprohej edhe me kategoritë e tjera. Gjithsesi, jam 100% i sigurt se kampionati do rifillojë dhe do zgjidhet në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania