Panorama Sport (Albania)

Avantazhet dhe disavantaz­het e fierakëve

-

Para se të pezullohes­hin të gjitha aktivitete­t, Apolonia po përgatitej në një atmosferë të zjarrtë për derbin me Lushnjën, për të cilin kishte dy javë kohë. Gëzonte një formë shumë të mirë sportive dhe kishte shansin që me një fitore të mundshme në "Loni Papuçiu", të rimerrte kreun nëse Pogradeci do të ndalej nga Besa. Në këtë pikëpamje, fierakët janë të penalizuar nga ndalesa e kampionati­t. Nga ana tjetër, trajneri Artan Mërgjyshi, me rinisjen e kampionati­t, do të ketë ndoshta një grup më të plotë futbollist­ësh, duke rikuperuar ata që kanë qenë të dëmtuar gjatë periudhës së fundit. Dhe nuk kanë qenë të paktë, ndaj dhe ky është një plus.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania