Panorama Sport (Albania)

Titulli i 1997-ës, Gjondeda: Vlonjatët i paragjykon­in, federata favorizoi Tiranën

"Na mohuan një titull të merituar, të mos gabojnë sërish këtë sezon"

- ERMAL SIKA

Ndodh rrallë që një kam pionat të shtyhet për një kohë të pacaktuar, por kur në mes janë forca madhore, askush nuk mund të dalë mbi to. Për herë të fundit që Kategoria Superiore (cilësohej Kategoria e Parë deri në vitin 2002) është ndalur, ka qenë sezoni 19961997, pikërisht në vitin e trazirave në Shqipëri. Sezoni i rregullt u luajt deri në mars 1997, kur edhe u zhvilluan 17 javë kampionat. Deri në atë moment renditja ishte kjo: Flamurtari i pari (37 pikë), Tirana e dyta (34 pikë), Vllaznia e treta (33 pikë), si dhe Apolonia e Partizani në vendet katër dhe pesë (me nga 31 pikë). Tashmë që edhe në vendin tonë është përhapur Koronaviru­si dhe kampionati është pezulluar pa afat, ish-trajneri i Flamurtari­t, Latif Gjondeda (ish-futbollist i shquar në vitet '80), kthehet pas në kohë. Njeriu që drejtoi skuadrën në vitin e mbrapshtë 1997 kujton peripecitë dhe heqjen nga dora të titullit kampionat, por ndërkohë flet edhe për karantinën ushtarake që ka provuar vetë. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", Gjondeda thotë se FSHF nuk duhet të bëjë gabimet e vitit 1997. Sipas tij, kampionati duhet të nisë aty ku u ndërpre, ndoshta edhe pas dy muajsh. Ai bën të ditur se ekipi vlonjat u paragjykua nga ngjarjet që kishin përfshirë Vlorën.

Si e shtyni ditën dhe a i keni respektuar rregullat pas përhapjes së Koronaviru­sit?

Të gjitha masat që ka marrë qeveria janë korrekte. Megjithatë, ne këtu në Vlorë deri tani jemi mirë me shëndet. Unë jam në shtëpi në karantinë, jo se kam gjë, pasi gëzoj shëndet të plotë, por respektoj urdhrat dhe këshillat e mjekëve. Ndjek televizor, dal marrë ajër të pastër këtu pranë banesës sime dhe ndonjëherë bëj edhe ndonjë punë shtëpie.

Kampionati është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të nisë. Ju keni qenë trajner i Flamurtari­t në vitin 1997. Çfarë kujtoni nga ajo kohë kur ekipi ishte në krye dhe më pas u vendos nga FSHF për të vazhduar në Tiranë sezonin me sistem grumbullim­i?

Nëse bëjmë një krahasim, është ndryshe nga viti 1997 kjo situatë e tanishme, pasi atëherë në qytetin tonë shpërtheu revolta. Ndërsa tani Vlorë jemi shumë larg epidemisë që është shfaqur. Faktikisht, në periudhën e vitit 1997 mirë do të ishte që kampionati të ishte pezulluar. Por, ata (i referohet FSHF-së) donin ta mbyllnin si sezon. Me sa kujtoj, nga marsi deri në maj nuk u luajt.

Si u grumbullua ekipi në atë kohë dhe pse ju ulën katër pikë?

Ne stërvitesh­im paradite, pasi pasdite nuk krijoheshi­n kushtet e rendit dhe të qetësisë publike. Stërvitesh­im shpejt në mëngjes nga ora 08:30 deri në orën 10:00, sepse pastaj vinte Policia e Shtetit. Bëmë një muaj përgatitje, pastaj e bëmë në Tiranë pjesën e mbetur të kampionati­t. Na hoqën edhe pikët prej situatës, por në fakt ato ndeshjet nuk na i bënë sipas shortit që na takonte, pasi ishim vendi i parë. Pra, gjetën një mënyrë për të shkurtuar kalendarin e ndeshjeve dhe për të krijuar edhe mundësinë e pikavarazh­it. Ne ishim tri pikë më shumë se Tirana e më pas ai kampionat rinisi me pikë të barabarta. Ndiheni të vjedhur për mënyrën se si shkuan gjërat në atë periudhë dhe vendimi që mori FSHF për të bërë "play off" në Tiranë?

Për periudhën që ishte, Tirana ishte qytet si më i rregullt nga rendi dhe qetësia. Por, edhe atje ne patëm probleme, pasi politika e atëhershme ishte që Vlora ishte qyteti i trazirave dhe na shikonin si shkaktar të problemeve. U paragjykua­m në Tiranë. Ndërkohë, luajtëm me djem të rinj të ekipeve U17 dhe U-19 të asaj kohe, pasi lojtarët e mirë që kishim blerë, ishin larguar në atë kohë prej trazirave.

Çfarë kujtoni nga finalja e Kupës me Partizanin në qershor 1997?

Luajtëm në "Qemal Stafa" dhe ndeshja shkoi 2-2 me kohë të rregullt. Më pas kemi humbur me penallti. Pas ndeshjeve të Kupës, filloi edhe kampionati muajin pasardhës. Brenda një kohe të shkurtër u mbyllën të dyja kompeticio­net. Tani që jemi në kushte emergjence, si mendoni se duhet të vazhdojë kampionati pas pushimit të detyruar? Pra, të luhen 10 javët e mbetura apo të bëhet një ndarje e ekipeve si në vitin 1997?

Për mendimin tim, këtu ku nga ngelur duhet të vazhdojë. Karantina ka qenë edhe në kohën tonë si ushtarë. Ne futbollist­ët në atë kohë bënim tre muaj karantinë, bënim betimin ushtarak, pastaj futeshim në stërvitje dhe ndeshje. Por, pas tre muajsh aktivizohe­she. Për mendimin tim, ky është një problem që e ka gjithë globi dhe kampionati duhet të fillojë aty ku u ndërpre, por duhet parë mundësia e situatës. Edhe nëse u shty 1 apo 2 muaj, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. E humb vlerën kur bëhet me grupe si në vitin 1997. Pastaj fillojnë pretendime­t, jo humbas UEFA-n, jo interesin, njëra për titull e tjetra për vendet e fundit. Atje ku ka mbetur të vazhdojë. Mua kjo karantinë më kujton kohën e ushtrisë.

Çfarë mbani mend nga ajo kohë, si ishte karantina për një futbollist dhe a kishit tolerime?

Kam qenë ushtar në aviacion dhe prej andej më kaluan në repartin e Bunavisë në Bestrovë. Karantinën e kam bërë në Bunavi. Nuk lëvizje dot nga reparti, bënim stërvitjen e mëngjesit dhe zbatonim rregullat e detyrimet si ushtar. Patjetër që për ne futbollist­ët kishte tolerime. Pas një muaji largoheshi­m nga reparti vetëm për stërvitje. Më morën ushtar edhe në Tiranë në vitet '80, qëndrova në karantinë një muaj dhe isha te ekipi i Partizanit, ku stërvitesh­a nga trajneri Bejkush Birçe. Pastaj erdha në Vlorë se më kërkoi Komiteti Qendror i Partisë. Si për ironi të fatit, Flamurtari ka prerë biletën e rënies nga Superiorja. Si e shpjegoni këtë krizë dhe a shikoni shpresë për një ringritje?

Nuk e di pse, por më vjen shumë keq. Mirë ishte që Flamurtari ta rimarrë veten sa më shpejt. Kjo do t'i shërbejë edhe për një zgjidhje më të mirë. Kjo situatë të zgjidhet dhe të marrë drejtimin e duhur, pasi e përmirëson edhe më shumë klubin dhe brezat. Pra, tani duhet të bazohen tek elementët dhe talentet vlonjate. Besoj do t'i bëjë mirë Flamurtari­t kjo gjë.

Çfarë ndodhi në vitin 1997?

Ishte sezoni 1996-1997, teksa kampionati u ndërpre pas vetëm 17 javësh në mars, për të vazhduar më pas në muajin gusht 1997. Diçka e pazakontë, për më tepër që ishte një kampionat me 18 skuadra. FSHF bëri një "shpikje" në atë periudhë, duke e ndarë kampionati­n në tri grupe me nga 6 ekipe. Praktikish­t u zhvillua një fazë "play off" dhe "play out", që e shpalli Tiranën kampione. Pas 17 javësh kampionat të rregullt, kryesonte Flamurtari, por që e humbi fronin pas penalizimi­t me 4 pikë nga FSHF dhe më tepër prej faktit se ndeshjet nuk u zhvilluan më në Vlorë, teksa skuadra thuajse u shpërbë. Ekipet luajtën vetëm nga pesë ndeshje. Gjashtë të parat që ishin për titull luajtën në Tiranë, ndërsa gjashtë të tjerat të mesit të artë në Durrës dhe Kavajë. Ato ekipe që luftonin për mbijetesë i zhvilluan takimet në Elbasan. Luftëtari i Gjirokastr­ës (në vitin 1997 klubi kishte emrin Shqiponja), u tërhoq nga gara, edhe pse pozicionoh­ej në vendin e 15-të me 19 pikë. Kësisoj, grupi i skuadrave që luftonin për mbijetesë vazhdoi me vetëm pesë klube. Në atë sezon bardheblut­ë u shpallën kampionë me 46 pikë, ndërsa në vend të dytë e mbylli Vllaznia (43 pikë). Përpara se të luhej faza "play off" për titullin, në stadiumin "Qemal Stafa" u zhvillua finalja e Kupës së Shqipërisë, pikërisht në qershor të atij viti mes Partizanit dhe Flamurtari­t. Trofeun e fituan "demat e kuq", teksa 90 minutat u mbyllën 2-2, ndërsa nga pika e bardhë Partizani ia doli duke shënuar 4 gola ndaj 3 të vlonjatëve. Duhet të ndërhyjë edhe bashkia për zgjidhjen e kësaj situate.

 ??  ?? Latif Gjondeda dhe Rapo Taho në pankinën e Flamurtari­t gjatë vitit 1997
Latif Gjondeda dhe Rapo Taho në pankinën e Flamurtari­t gjatë vitit 1997
 ??  ?? Ças nga një ndeshje mes Flamurtari­t dhe Tiranës në vitin 1997
Ças nga një ndeshje mes Flamurtari­t dhe Tiranës në vitin 1997
 ??  ?? Renditja e kampionati­t të vitit 1997 pas 17 javësh
Renditja e kampionati­t të vitit 1997 pas 17 javësh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania