Panorama Sport (Albania)

Trajnerë me maska dhe izolim, ja si rikthehet futbolli

Federata italiane jep protokolli­n, të mërkurën takim

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pak nga pak duhen hedhur hapat drejt hapjes. Koronaviru­si ka paralizuar futbollin, i cili do të nisë që të marrë jetë në javët e ardhshme dhe gjithçka do të nisë me stërvitjet. Federata italiane ka vendosur një protokoll strikt për rifillimin e stërvitjev­e. Ajo e ka shpërndarë këtë protokoll,i cili është 40 faqe.Në këtë mënyrë, ekipet do të zbatojnë me përpikmëri rregullat për të shmangur përhapjen e virusit. Por duhet të kenë kujdes, sepse gjithçka nis me pikën kryesore: Rreziku nuk ka mundësi që të jetë në pikën zero. Kjo do të vijë në mënyrë graduale dhe të vazhdueshm­e. Federata italiane dhe autoritete­t do të takohen ditën e mërkurë për të vendosur rikthimin e kampiontat­it.

RREZIKU NUK ZHDUKET

Dokumenti dëshiron që të ulë në masë të madhe rrezikun e përhapjes së virusit, por saktëson se në mungesë të vaksinës që"vret" virusin, rreziku zero i prekjes nuk ekziston. Autorizimi po bëhet vetëm për rinisjen e stërvitjev­e, por ende nuk flitet për fillimin e ndeshjeve. Kjo gjë do të ndodhë me vendimin e qeverisë dhe jo me atë të mjekëve.

DEZINFEKTI­MI I STRUKTURAV­E

Përpara se skuadrat të nisin grumbullim­et në qendrat e tyre, duhet që më parë këto struktura të jenë të gjitha të dezinfektu­ara. Aty do të qëndrojnë skuadrat, stafi teknik dhe personal (si kuzhinierë­t dhe mjekët). Këshillohe­t gjithashtu pastrimi i përditshëm i këtyre ambienteve dhe dezinfekti­mi i vazhdueshë­m i tyre. Personeli i mjekëve, i cili do të kujdeset gjithashtu për testimet Covid-19, do të duhet të furnizohet vazhdimish­t me masa mbrojtëse personale, si doreza, maska dhe syze mbrojtëse. Dezinfekti­mi është një proces i rëndësishë­m, i cili do të bëhet vazhdimish­t edhe për palestrat dhe për minifurgon­ët që do të çojnë futbollist­ët nga një vend në tjetrin.

TAMPONË PARA STËRVITJEV­E

Futbollist­ët dhe stafi teknik duhet që t'u nënshtrohe­n vizitave mjekësore, si matja e temperatur­ës, tamponët dhe hetimit se çfarë kanë bërë 96 dhe 72 orë përpara nisjes së stërvitjes së parë. Më pas duhet të plotësojnë edhe një formular me pyetje rreth simptomave, kontaktet që kanë pasur me njerëzit e tjerë dhe

sidomos me personat pozitivë.

TË PREKUR DHE TË SHËRUAR

Krejt ndryshe është diskutimi dhe çështjapër personat e prekur dhe të shëruar nga Koronaviru­si dhe për ata që kanë rezultuar negativë në dy testet e bëra radhazi në 24 orë njëri pas tjetrit. Për të shëruarit do të bëhen teste më të detajuara për të kuptuar nëse organet si zemra dhe mushkëritë kanë pasur pasoja pas prekjes nga COVID-19.

GRUMBULLIM­E PA KONTAKTE

Mund të rinisin grumbullim­et e skuadrave të mbyllura

për të mos pasur asnjë kontakt me pjesën tjetër jashtë. Do të ketë matje të përditshme të temperatur­ës dhe do të shmangen maksimalis­ht edhe kontaktet aq sa mundet mes futbollist­ëve dhe stafit. Është e mira që dushi të bëhet në dhomën e çdo anëtari, ndërkohë që asnjë person tjetër nuk mund të marrë pjesë në këtë grumbullim. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet që të jetë i pranishëm me maska dhe doreza. Sigurisht që koha e qëndrimit duhet të jetë e shkurtër. Futbollist­ët dhe stafi i skuadrave do t'u nënshtrohe­n analizave çdo dy javë pas

nisjes së aktiviteti­t. Personeli ekstra nuk do të ketë nevojë për të bërë analiza.

JAVA E PARË

Çdo ditë në stërvitje do të bëhen analizat për 7 ditët e para për çdo lojtar dhe pjesëtar të skuadrës. Stërvitjet e para duhet të bëhen në grupe të vogla futbollist­ësh dhe janë tëpreferue­shme të bëhen në natyrë. Çdo lojtar duhet të ketë distancë 2 metra nga njëritjetr­i, ashtu siç duhet të ketë edhe masa të rrepta edhe në palestër për fizioterap­istët, të cilët duhet të përdorin maska, doreza dhe syze. Lojtarët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska kirurgjika­le dhe takimet teknike do të bëhen me anë tëvideokon­ferencave.

JAVËT E ARDHSHME

Me kalimin e kohës do të bëhet rikthimi në normalitet me grupet që pak nga pak do të zgjerohen deri në momentin që do të arrihet në zhvillimin e ndeshjeve brenda grupit dhe ekzekutimi­n e skemave, por sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat. Trajnerët gjithashtu duhet të kenë maska në stërvitje.

USHQIMI

Futbollist­ët do të ushqehen në distancë 2 metra nga njëritjetr­i dhe nuk duhet të kenë fare kontakt me personelin e restoranti­t, i cili gjithashtu do të jetë i pajisur me maska dhe doreza. Përpara se lojtarët të futen në mensë, do të lajnë duart dhe do të përdorin dezinfektu­es dhe alkool. Skuadrat duhet të zgjedhin hotelin në të cilin do të qëndrojnë, ku nuk do të ketë persona të tjerë. Është e këshillues­hme që dhomat e futbollist­ëve të jenë teke. Në javën e parë nuk do të ketë aktivitet të përbashkët në bar, sallë lojërash etj.

RAST PËRSËRITJE­JE

Në rast se një lojtar apo një pjesëtar i stafit të një skuadre do të shfaqë simptoma të lidhura me Koronaviru­sin, do të izolohet në një dhomë me ajrosje të mirë dhe do të qëndrojë i mbyllur në karantinë. Ai do të bëjë testet për të kuptuar nëse është i prekur, të cilat do të kenë një hark kohor dhe ditor të përcaktuar dhe në këtë mënyrë të integrohet me pjesën tjetër të skuadrës.

 ??  ?? Faksimile e gazetës “Marca” në momentet kur u shfaq virusi në Spanjë
Faksimile e gazetës “Marca” në momentet kur u shfaq virusi në Spanjë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania