Panorama Sport (Albania)

Rikthimi mund të bëhet me gjysmëfina­let e Kupës

-

Futbolli italian mund të rikthehet në fushën e lojës më 27 maj, duke nisur me gjysmëfina­let e Kupës së Italisë. Lajmin e bën të ditur "GazzettaDe­llo Sport", e cila raporton se federata italiane po diskuton çdo ide. Koha më e mirë duket fundi i majit, në mënyrë që situata të jetë normalizua­r disi, por edhe futbollist­ët të kenë kryer stërvitje të shumta për të rifituar formën. Ndeshjet që do t'i japin mirëseardh­jen futbollit italian do të jenë Juventus-Milan dhe NapoliInte­r. Më pas do të nisë edhe Seria A dhe do të luhet çdo dy-tri ditë për të përfunduar gjithçka në kohë. Megjithatë, për këtë gjë duhet konfirmimi i qeverisë italiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania